08 May, 2025


DokuFest është në kërkim të një kompanie të prodhimit për furnizimin me maica dhe çanta për Edicionin e 24-të të Festivalit DokuFest, i cili do të mbahet më 01 – 09 gusht 2025 në Prizren.

Kompanitë e interesuara ftohen të paraqesin ofertat e tyre për artikujt e mëposhtëm:

· Maica për meshkuj,

· Maica për femra,

· Maica për fëmijë,

· ToteBag/ Canta krahu.


Ftojmë kompanitë të na dërgojnë ofertat e tyre si dhe të bashkangjesin dokumentet:

- Çertifikatën e Biznesit,

- Portfolion e punës ekzistuese,

- Çmimi për njësi për secilin nga artikujt

- Modelet (foto ose përshkrime vizuale) të artikujve të propozuar.


Ofertat duhet të dërgohen në e-mail adresën: [email protected] me titull : "Ofertë për furnizim me artikuj tekstili – DokuFest 2025".


Afati i fundit për dërgesë të ofertave është data 30.05.2025.


Ofertat e kompletuara do të vlerësohen bazuar në kriteret e cilësisë dhe çmimit më të favorshëm.