Kemi kënaqësinë të njoftojmë fituesit e edicionit të parë të Forumit të Filmit të Shkurtër i mbajtur gjatë një recepsioni me datën 6 gusht 2025, organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) në Prizren. Ceremonia e ndarjes së çmimeve shënoi përmbylljen e këtij edicioni të parë që mblodhi së bashku tetë projekte të veçanta nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Forumi i Filmit të Shkurtër është krijuar për të mbështetur dhe zhvilluar talentët e rinj në fushën e filmit të shkurtër në rajon, duke ofruar mentorim profesional, mundësi bashkëpunimi dhe prezantimi para industrisë.

Shihni listën e plotë të çmimeve dhe filmave fitues më poshtë:
 

Çmimi EURO CONNECTION
I Still Haven’t Cried / Regjia: Flaka Kokolli (Kosovë)


Çmimi AGORA MARKET
Discobox / Regjia: Romina Ruda (Shqipëri)


Çmimi YOU ONLY PITCH TWICE
Who Is Singing? / Regjia: Ana Morina (Kosovë)



Çmimi FESTIVAL STRATEGY prezantuar nga Square Eyes
Soil / Regjia: Kiril Karakash dhe Svetislav Podleshanov (Maqedonia e Veriut)


Çmimi TALENT DOC nga Qendra Kinematografike e Kosovës
Soundtrack of a People: Boom / Regjia: Fjolla Muharremi (Kosovë)


Çmimi BEST PITCH nga DokuFest
sveti antun pustinjak / Regjia: Antonio Dimovski (Maqedonia e Veriut)


Çmimi BEST PROJECT - Creative Force nga Ambasada Suedeze (Sweden in KS)
Who Is Singing? / Regjia: Ana Morina (Kosovë)


Këto çmime vlerësojnë krijimtarinë, origjinalitetin dhe përkushtimin e autorëve të rinj që po formësojnë gjeneratën e re të kinemasë në rajon. Forumi u mbështet nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, Qendrat e filmave të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe atë të Malit të Zi, e cila do t'i bashkangjitet forumit të vitit të ardhshëm.