Akreditimi në Festival
DokuFest ka hapur thirrjen për akreditimin e gazetarëve vendas dhe ndërkombëtarë nga të gjitha fushat e medias: Online, TV, Radio dhe Fotografi.
Akreditimi u ofron gazetarëve mundësinë për të përdorur zyrën e medias, përparësi për intervista me të ftuarit dhe pjesëmarrje në programin e festivalit.
Ekipi i Medias do të ndihmojë në koordinimin e intervistave me stafin dhe të ftuarit e festivalit.
Edicioni i 25-të do të mbahet nga 7 deri më 15 gusht 2026, në Prizren.
Për të aplikuar për akreditim mediatik, ju lutemi plotësoni formularin deri më 1 gusht 2026.