01 August, 2024
Hapësira e DokuFest e njohur për ndarjen e përvojave, dijes dhe njohurive mes profesionistëve të filmit, këtë vit lidhet mjeshtërisht me temën e festivalit “New Order” me anë të disa diskutimeve të shkëlqyera të parapara në program.
Bashkë-kuruar nga Eroll Bilibani dhe Dea Gjinovci, DokuTalks rikthehet në të kopshtin e rehatshëm të Galerisë Shani Efendi, e cila ndodhet ngjitur me Kinemanë Lumbardhi, ku do ketë shtatë diskutime me tema që variojnë nga mënyrat se si komunitetet janë të lidhura me mjedisin e tyre dhe ndikimet e krizës klimatike, deri te një diskutim për arkivistët që zbulojnë gjurmët vizuale të së kaluarës sonë të përbashkët.
Gjithashtu, do të diskutojmë kohët e vështira me të cilat po përballen festivalet e filmit pas COVID-it dhe mënyrat se si këto festivale po përshtaten me sfidat e reja. Për regjisorët e filmave të shkurtër, kemi ekspertë që do të ndajnë këshilla mbi mënyrat e ndryshme se si të arritet tek audienca online dhe kinema. Gjithashtu, ka një sesion për përdorimin e arkivave për dokumentimin e luftërave, duke përfshirë në të njohuri nga Arkivi i Luftës në Ukrainë dhe përvojat e Fondit Për Të Drejtën Humanitare në Kosovë. Po ashtu, kemi dedikuar një sesion të veçantë për regjisorët e filmave dokumentarë ku do të flasin për procesin e tyre të ndërtimit të besimit të ndërsjelltë dhe formimit të lidhjeve të thella me personazhet e tyre.
Dhe si një qershi mbi tortë, DokuTalk “A match made in heaven” sjell dyshen e suksesshme regjisor-montazhier, duke zbuluar kështu magjinë e bashkëpunimit të tyre pas skenave.
Për listën e plotë të DokuTalks shkoni në: https://dokufest.com/en/festival/2024/dokutalks