25 October, 2024
DokuFest ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin 23 të festivalit.
DokuFest njofton se aplikimet për festival janë hapur për dokumentarë të gjatë dhe të shkurtër, si dhe për filma fiksion, të animuar dhe eksperimental.
Filmat mund të dërgohen vetëm përmes platformës FilmFreeway për aplikime online.
Ediçioni i 24-të i DokuFest do të zhvillohet nëpër vende të ndryshme në Prizren nga 1 deri më 9 gusht 2025 ku edhe do të prezantojë një program të pasur me filma dokumentarë, eksperimentalë dhe të shkurtër në tetë kategori garuese dhe në dhjetëra programe të kuruara me kujdes, si dhe sesione në formë të Q&A me kineastë, panele, biseda dhe punëtori të ndryshme.
Për të aplikuar dhe për të parë rregullat e plota të festivalit, vizitoni faqen tonë të aplikimeve.
“Ne presim të shohim vepra të reja të pavarura që eksplorojnë kufijtë, sfidojnë audiencat, eksperimentojnë me stilin dhe teknikën ose frymëzojnë me kreativitetin”.
DokuFest është festivali më i madh i filmit në Kosovë. I vlerësuar si një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore dhe i votuar dy herë si një nga 25 festivalet më interesante të filmit nga revista Filmmakers, ai mbush kinematë dhe kinematë e improvizuara në qendrën historike të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filma të zgjedhur nga mbarë bota.
Themeluar në vitin 2002, me qëllim rikthimin e kinemasë dhe jetës kulturore në Prizren, DokuFest është rritur në festivalin më të madh kulturor në vend dhe në një nga festivalet kryesore të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropë.
DokuFest është në listën e festivaleve të kualifikuar për Çmimin BAFTA për Filmin më të Mirë të Shkurtër Britanik, si dhe për Akademinë Evropiane të Filmit duke caktuar DokuFest-in si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit në kategorinë e filmit të shkurtër