13 May, 2025


DokuFest ka përfunduar me sukses sesionin e dytë në kuadër të projektit YESS – Krijimi i Tregimeve me Interes Njerëzor. Në këtë fazë, nxënësit nga shkolla të ndryshme zhvilluan 10 projekte filmike, duke kaluar nga ideja fillestare në procesin e xhirimeve.

Pas përfundimit të sesionit të parë, ku nxënësit mësuan rreth tregimit dhe bazave të filmbërjes, sesionin i dytë ishte i fokusuar në punë praktike. Ata punuan në grupe për të zhvilluar historitë e tyre, duke i kthyer ato në skenarë dhe duke nisur xhirimet.

Aktualisht, projektet janë në fazën e editimit, dhe puna vazhdon për të finalizuar filmat. Paralelisht, është duke u përgatitur një making-off që do të dokumentojë procesin e krijimit të këtyre 10 projekteve filmike, nga momenti i parë deri në fazat e fundit të realizimit.

Ky sesionin është një hap i rëndësishëm për të rinjtë që duan të mësojnë si të tregojnë histori përmes filmit dhe të përdorin këtë medium për të shprehur realitetet që i rrethojnë.

UN-sponsored peacebuilding project supported by UNICEF and IOM in Kosovo