Vullnetarët
Vullnetarët janë një nga gurët kryesorë të zhvillimit të DokuFest. Që nga viti 2002, festivali ka angazhuar rreth 150 vullnetarë të cilët kontribuojnë në departamente të ndryshme dhe mundësojnë realizimin madhështor të festivalit. Vullnetarët ndihmojnë në menaxhimin e kinemave, në Qendrën e Shtypit dhe Medias, Qendrën e Mikpritjes dhe Eventeve, DokuDaily, DokuKids, DokuShop dhe Doku TV, etj.
Praktikantët
DokuFest çdo vit hap vende pune për praktikantë për të gjithë ata që janë të interesuar të përmbushin kërkesat e ekipit të edicionit të ardhshëm të festivalit. Kushdo që është i interesuar mund të ndjekë njoftimet për praktikat në faqen e internetit të festivalit.
Punësim
Ne jemi vazhdimisht në kërkim të kandidatëve të duhur për t'u bashkuar me ekipin tonë. Shikoni seksionin e Lajmeve për vendet e lira të punës më të fundit.
