July 10, 2025

Bashkohuni me ne me 7 gusht në Kalanë e Prizrenit për një natë eksplorimi sonik e fluid, teksa dy nga producentët më të shkëlqyer elektronikë ngjiten në skenën Sonar dhe do të na e ndriçojnë qytetin. Së pari, artistja eksperimentale që vepron në Londër LUXE prezanton një performancë live që sfidon zhanret, duke bashkuar kompozimet klasike me peizazhe akustike atmosferike dhe ritme elektronike me tempo të lartë, përpara se të shijojmë jehonat e harlisura dhe introspektive të artistes upsammy e cila vepron në Amsterdam, e që prezanton një interpretim live, audiovizual të albumit të saj mahnitës të vitit 2024, Strange Meridians.
LUXE - live
Po andërroni për një dozë eklektike të euforisë, e influencuar nga Mbretëria e Bashkuar? Mos kërkoni më tutje se LUXE (Lucy Hopson), artiste eksperimentale, DJ dhe producente e cila vepron në Londër i kalon kufijtë midis zhanreve të ndryshme me vetëbesim të plotë. Pasi ka studiuar muzikë klasike që në moshë të re përpara se të kalonte drejt një mjedisi klubi, disiplinat e saj të ndryshme kanë filluar të bashkohen: rezultati është një përzierje e fuqishme melodish klasike marramendëse, ambienti atmosferik, instrumentesh të larmishëm dhe ekstazi dixhitale, duke hequr dorë nga mbështetja në kufizimet e zhanreve dhe zbukurimet estetike në favor të një shijeje drejt rreziqeve krijuese. Tingulli i saj në zhvillim e sipër ka gjetur vend në labels të tilla si Radical New Theory i HAAi dhe skena të tilla si Festivali gjigant i Waterworks në Londër. Është nder ta mirëpresim atë në festën tonë këtë vit.
upsammy - Strange Meridians (LIVE)
Duke pasur një estetikë të freskët që zbeh ndarjen sintetike-natyrore, upsammy (Thessa Torsing) e cila vepron në Amsterdam është një artiste e veçantë me një vesh të mprehtë për melodi kristalore dhe ritëm të ndërlikuar. Teksa setet e saj si DJ nisen drejtpërdrejt në një botë mikroskopike ritmesh break, teknos së çuditshme dhe anës më eksperimentale të DnB, shfaqjet dhe LP-të e saj marrin një qasje më kontemplative, duke përfshirë terrene kaleidoskopike të ndërtuara nga mikrotekstura dhe regjistrime në terren që shkojnë drejt një transcendence të plotë. Tek ne, ajo do e zbukurojë skenën Sonar me një performancë audiovizuale live të albumit të saj të shkëlqyer të vitit 2024 Strange Meridians, një përzierje melodish të gjalla dhe peizazhesh zanore të çuditshme, me pamje mahnitëse që reagojnë në të njëjtën kohë, duke rrjedhur me sigurinë e qetë të dikujt në nivelin më të lartë