January 9, 2026
DokuFest fton publikun në transmetimin live të ceremonisë së 38-të të Çmimeve Evropiane të Filmit, e cila këtë vit do të mbahet në Berlin, Gjermani.
Photo: EFA
Transmetimi i drejtpërdrejtë i ceremonisë, i mundësuar falë bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet DokuFest dhe Akademisë Evropiane të Filmit, do të bëhet të shtunën, më 17 janar 2026, nga ora 18:00 (CET), në faqen tonë zyrtare të internetit.
Çmimet Evropiane të Filmit, të prezantuara bashkërisht nga Akademia Evropiane e Filmit dhe European Film Academy Productions, nderojnë arritjet më të mëdha në kinematografinë evropiane.
Nominimet për edicionin e 38-të të Çmimeve Evropiane të Filmit u shpallën në ambientet ikonike të Real Alcázar në Seviljë, gjatë Festivalit të 22-të Evropian të Filmit, të martën, më 18 nëntor 2025.