June 30, 2025
Më 8 gusht, në skenën Sonar të Kalasë së Prizrenit, DokuFest mirëpret këngëtarin dhe kantautorin e njohur, Yll Limani.
Me një karrierë që ka lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare, Ylli është një nga zërat më të ndjerë dhe më të suksesshëm të brezit të tij. Këngët e tij janë kthyer në himne të ndjenjave dhe përvojave që përjetojnë gjeneratat të ndryshme në gjithë hapësirën shqiptare.
Përfshirja e tij në line-up-in e DokuNights shënon një nga momentet më emocionuese të këtij edicioni të festivalit. Performanca e tij live në DokuNights vjen si pjesë e një programi të kuruar me kujdes, që përmes muzikës pasuron përvojën e festivalit dhe e shndërron Prizrenin në një qendër të kulturës dhe artit bashkëkohor.
Kjo performancë realizohet falë mbështetjes së ProCredit Bank, sponsori gjeneral i DokuFest-it, që me përkushtim mbështet artin, kulturën dhe komunitetin për 21 vite.