29 July, 2024
Edicioni i këtij viti sjell DokuNights në një format të ri, njëlloj perqafimi muzikor në mbarë qytetin, me tre skena të ndryshme që ofrojnë performanca muzikore që shtyjnë kufijtë e eksplorimeve zanore. Kuruar nga Nita Deda dhe Leart Rama, përzgjedhja e këtij viti përfshin një shumëllojshmëri muzikore dhe një përzgjedhje të menduar mirë, nga këngët ceremoniale shekullore te performancat bashkëkohore me qasje moderne ndaj tingullit.
Ndër performancat e spikatura, vlen të theksohet koncerti nga kolektivi palestinez i muzikës shamstep 47 Soul, një performancë e krijuar për DokuFest nga Tiran Willemse dhe Nkisi, një natë rave në kala me një nga kolektivet më ikonikë të Berlinit, Hypersoft, e paraprirë nga një performancë kinematike live nga Gianmarco dhe një performancë e re live A/V nga muzikanti i njohur eksperimental elektronik, Actress.
Agona Shporta e Prizrenit do të promovojë albumin e saj të parë në qytetin e saj të lindjes me një grup të njohur muzikantësh jazz. Producentja e muzikës elektronike nga Prishtina, Eljesa Beka, do të prezantojë gjithashtu një album shumë personal në festival, të ndjekur pas nga një performancë live kuadrofonike nga legjenda finlandeze e muzikës, Aleksi Perälä. Herrensauna kthehet në DokuFest me një performancë të veçantë që përfshin kompozime zanore dhe këngë të shenjta sufi me Gegezen, ndërsa grupi danez i muzikës pop, indie-rock, post-rock dhe elektronike, Efterklang, do të prezantojë një film dhe një koncert në Kinemane Lumbardhi.
Festivali do të hapet me artisten e një bote krejt tjetër Aïsha Devi, e cila do të performojë punën e saj të re vizuale dhe muzikore "Les Immortelles," dhe do të mbyllet me një koncert nga Orkestra Shkodra, duke vlerësuar trashëgiminë e pasur të qytetit të Shkodrës dhe shpirtin artistik të qytetit ku të gjithë këndojnë.
Shiko: PROGRAMI I PLOTË DHE BILETAT
And find us in resident advisor