Në qershor, DokuFest realizoi fazën e tretë të projektit D:Fict, këtë herë duke e fokusuar në Tregimin me AR/VR.

Workshop-in e udhëhoqi Jérémy Laurichesse, një producent francez që ka bashkëpunuar me DokuFest për disa vite gjatë festivalit. Fokusimi i tij këtë herë ishte pajisja e studentëve me njohuri të avancuara në tregimin immersiv, duke përdorur teknologjitë e realitetit të shtuar dhe virtual.

Workshop-et filluan me një prezantim të shkurtër mbi bazat e VR dhe një seri shfaqjesh filmash VR, ku pjesëmarrësit reflektuan mbi qasje të ndryshme të narrativës përmes ushtrimeve të brainstorming-ut. Kjo vazhdoi me pjesën e dytë të workshop-ut mbi shkrimin për VR, duke inkurajuar studentët të rishikojnë strukturat tradicionale të tregimit dhe t’i përshtatin ato në mjedise tërheqëse.

Në pasdite kaluam në ushtrimet praktike, përfshirë këtu edhe krijimi i skenës së historisë që krijuan në hapësira virtuale dhe eksperimentimin me xhirimin 360°.

Gjatë gjithë sesioneve, pjesëmarrësit angazhoheshin në pjesën teorike dhe praktike, duke bashkëpunuar gradualisht drejt një filmi virtual që do të integronte teknikat AR/VR dhe tregimin gjithëpërfshirës.

Trajnimi i tretë i D:Fict nuk u fokusua vetëm në aspektin teknologjik të AR/VR, por edhe në kreativitet dhe ndërveprim, duke u mundësuar pjesëmarrësve të zbulojnë forma alternative të komunikimit narrativ.

Ky projekt implementohet në bashkëpunim me Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren të GIZ Kosova.