09 September, 2024


Euro Connection është një forum bashkëprodhimi i krijuar për producentët, transmetuesit, distributorët dhe mbështetësit financiarë evropianë që kërkojnë të bashkëpunojnë në projekte cilësore të filmave të shkurtë rnga vendet evropiane.

Edicioni i 17-të i Euro Connection do të zhvillohet të martën, me 4 dhe të mërkurën, me 6 shkurt 2025, gjatë Tregut të Filmit të Shkurtër në Clermont-Ferrand, Francë.


Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 20 tetor 2024.
Produksionet kosovare duhet të aplikojnë përmes Dokufest duke dërguar formularin e regjistrimit me email në: [email protected]

 

Kushtet e përgjithshme për aplikim
Projektet duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme për të qenë të pranueshme: 

  • Projekti është film i shkurtër (animacion, fiksion, dokumentar krijues).
  • Kohëzgjatja nuk e kalon gjatësinë prej 30 minutash.
  • Projekti duhet të ketë siguruar pjesërisht financim nga një burim tjetër.
  • Projekti synohet të jetë bashkëprodhim ndërkombëtar.
  • Xhirimet e filmit duhet të fillojnë jo më herët se qershori 2025.

 

Procesi i Përzgjedhjes

Në çdo shtet, korrespondentët kombëtarë mbledhin dhe vlerësojnë projektet e dorëzuara për të nominuar projektin finalist. Një juri evropiane e përbërë nga 3 profesionistë të industrisë përzgjedh deri në 12 projekte nga të gjitha projektet finaliste, të cilët ftohen të prezantojnë projektet në Clermont-Ferrand. Ftesa përfshin një grant udhëtimi (160 €) për producentin, akomodim dhe ushqim (4 netë), si dhe akreditim për Tregun e Filmit të Shkurtër.

Projektet e përzgjedhura do të njoftohen në fund të nëntorit 2024.

Për më shumë informata rreth Euro Connection dhe mënyrës së aplikimit vizitoni linkun ose na kontaktoni në [email protected]