19 July, 2024


Të martën, më 6 gusht, DokuFest në partneritet me CZKD – Qendra për Dekontaminim Kulturor, Biblioteka Hamdija Kreševljaković dhe Un-War Space Lab do të lansojnë ARchipelago, një projekt inovativ i artit dhe hulumtimit digjital që sjell në jetë historinë përmes teknologjisë së fundit. Kjo platformë unike kombinon dokumentet historike nga luftërat dhe periudhat pas-luftës së ish-Jugosllavisë, duke i transformuar ato në një përvojë tërheqëse të realitetit të zgjeruar (AR).

ARchipelago është një platformë arkivore e përshtatur për vende specifike, e themeluar nga Armina Pilav dhe Clarissa Thieme në bashkëpunim me Kaya Behkalam dhe Farhan Khalid (The Augmented Archive), e cila do të lançohet në katër qytete kryesore: Sarajevë, Prizren, Mostar dhe Beograd. Duke përdorur një smartphone, përdoruesit mund të kenë qasje në një koleksion të gjerë të dokumenteve nga luftërat dhe periudhat pas-luftës, duke përfshirë foto, video dhe regjistrime audio, të gjitha të kuruara me kujdes dhe të paraqitura përmes një aplikacioni AR. Ky aplikacion i lejon përdoruesit të ndërveprojnë me këto dokumente në vendet e sakta ku kanë ndodhur ngjarjet, duke krijuar një përvojë të fuqishme dhe tërheqëse.

Projekti bazohet në iniciativa të shumta arkivore që ofrojnë pamje me perspektiva të ndryshme të historisë së rajonit. Në Prizren, për shembull, ARchipelagu do të shfaq materiale nga Arkivi Publik i Lumbardhit - Koleksioni Naci & Nafis Lokvica. Ky koleksion, i cili daton nga viti 1975, do të shfaq jetën e përditshme, ritualet kulturore dhe aktivitetet artistike gjatë viteve 1990, si dhe ngjarjet dramatike të ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999. Përsmes këtyre dokumenteve, përdoruesit do të fitojnë një kuptim më të thellë të evolucionit shoqëror dhe kulturor të Prizrenit.

Tridhjetë vjet pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ende ka shumë për të mësuar dhe kuptuar për këtë periudhë të trazuar. ARchipelago ofron një platformë për eksplorimin e kësaj historie të ndërlikuar në një mënyrë që të jetë sa e qasshme dhe tërheqëse. Duke shfrytëzuar teknologjinë AR, projekti ofron një qasje interaktive në praktikën arkivore, duke i lejuar përdoruesit të shohin dhe dëgjojnë historinë nga këndvështrime të shumta në vendet ku ajo u shpalos.

ARchipelago shkon përtej arkivave tradicionale duke përdorur dëshmi audiovizuale që shënohen me GPS. Kjo qasje inovative jo vetëm që i bën më të qasshme dokumentet historike qasshme, por gjithashtu i rikontekstualizon ato brenda mjedisit të tyre hapësinor origjinal. Gjersa përdoruesit lëvizin nëpër qytete, aplikacioni mbivendos imazhe dhe video historike mbi peizazhin e sotëm, duke krijuar një narrative të historisë së shtresuar dhe me shumë drejtime.

ARchipelago do të fillojë zyrtarisht me një seri aktivitetesh si shëtitje të përcjelluara me guidë dhe një punëtori/ëorkshop për studentët e Shkollës Verore. Këto aktivitete janë krijuar për të prezantuar pjesëmarrësit me platformën dhe për të ofruar përvojë praktike me aplikacionin AR.

Partnerët e Arkipelagut janë
CZKD – Qendra për Dekontaminim Kulturor, Beograd/Serbi
Dokufest Prizren dhe Koleksioni Naci & Nafis Lokvica, Kosovë
Biblioteka Hamdija Kreševljaković, Sarajevë / Bosnje dhe Hercegovinë
Un-War Space Lab, Ishulli Braç / Kroaci dhe Mostar / Bosnje dhe Hercegovinë
Archipelago financohet nga programi EUNIC European Spaces of Cultures 2023 dhe Goethe-Institut's Excellence Initiative 2023/24.
Për më shumë detaje se si mund të merrni pjesë në këtë projekt emocionues dhe të eksploroni kryqëzimet e historisë, teknologjisë dhe hapësirës publike me Archipelago klikoni këtu.