July 15, 2025

Për edicionin e këtij viti, festivali ynë zgjeron programin përmes një bashkëpunimi me Kontakt Collection dhe Autostrada Biennale, me një përzgjedhje të kuruar enkas nga drejtori ynë artistik, Veton Nurkollari.
Ky program i përbashkët sjell Kontakt Video Portraits të Alexander Horwath, Ashley Hans Scheirl, Milica Tomić dhe Franz Novotny të cilët do të shfaqen më 2 dhe 3 gusht në Hangar, në hapësirën e Bienales. Filmat do të shoqërohen nga biseda me autorët e video portreteve, të moderuara nga kritiku i filmit britanik i cili vepron në Vjenë, Neil Young.
Më 2 dhe 3 gusht, DokuFest poashtu do të prezantojë një përzgjedhje të kuruar të punëve filmike dhe videove nga Kontakt Collection, përfshirë këtu artistët si Sokol Beqiri, Dietmar Brehm, Ivan Ladislav Galeta, Sanja Iveković, Anna Jermolaewa, Adrian Paci, (Ashley) Hans Scheirl, Mladen Stilinović, Milica Tomić, Želimir Žilnik dhe Artur Żmijewski.
Drejtori artistik Veton Nurkollari është shprehur se përzgjedhja pasqyron misionin e DokuFest "për të festuar artin e krijimit të filmave, duke nxitur dialogu dhe vlerësim për artet kinematografike të rajonit".
Listën e plotë të filmave mund ta shihni këtu