Re:Connect 2026: Eksplorimi i identitetit përmes Filmbërjes Bashkëpunuese, një projekt bashkëpunimi rinor Kosovë – Zvicër nga DokuFest (Kosovë) dhe Kino Kosova (Zvicër), i financuar nga Movetia.

A jetoni në Zvicër apo Kosovë dhe dëshironi të eksploroni identitetin, përkatësinë dhe diversitetin kulturor përmes filmit dokumentar?

A jeni 18-25 vjeç?

Re:Connect bashkon të ringj nga Zvicra dhe Kosova për një residence dyjavore në Prizren, ku do të punojnë në ekipe të përziera për të eksploruar identitetin kulturor përmes filmbërjes kreative dokumentare bashkëpunuese.  

Re:Connect është një program filmbërjeje bashkëpunuese që ofron një përvojë unike dhe praktike të të mësuarit në tregimin dokumentar. Përmes një kombinimi punëtorish, ligjeratash dhe punës në grupe, pjesëmarrësit do të trajtojnë tema si identiteti, trashëgimia e përbashkët, të drejtat e njeriut dhe diversiteti kulturor. Ata do të fitojnë aftësi praktike në tregim, kinematografi, zë, montazh dhe filmbërje etike.  

 

 

Programi do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Çfarë përfshihet?

Pjesëmarrja në Re:Connect është falas.

Të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit mbulohen plotësisht për pjesëmarrësit e përzgjedhur.

Inkurajojmë aplikimet nga individë të të gjitha prejardhjeve, veçanërisht nga komunitetet e margjinalizuara ose të nënpërfaqësuara.  

Kush mund të aplikojë?

Po kërkojmë:

Të rinj të moshës 18-25 vjeç,

Nga Kosova ose Zvicra,

Kureshtarë për rrënjët e tyre dhe të hapur ndaj të mësuarit kreativ e bashkëpunues,

Nuk kërkohet përvojë e mëparshme në filmbërje – mjafton pasioni dhe këndvështrimi juaj.

Çfarë të prisni?

Punëtori dy-javore filmbërjeje në Prizren nga 24 prill deri më 8 maj 2026,

Mentorim nga filmbërës me përvojë nga Kosova, rajoni i Ballkanit dhe Evropa,

Krijim bashkëpunues i filmave të shkurtër dokumentarë,

Eksperiencë e thelluar kulturore dhe miqësi të reja,

Premierë e filmit tuaj në DokuFest 2026 dhe Kino Kosova Bern 2026.

Si të aplikoni?

Plotësoni formularin e aplikimit këtu: ReConnect 2026 FORMË APLIKIMI.

Afati i fundit: 5 Prill 2026

Financuar nga Movetia.