30 January, 2025
Katër filma të shfaqur në edicionin 23-të të vitit 2024 të DokuFest janë nominuar për çmimet “Oscar”.
Filmat “No Other Land”, “Soundtrack to a Coup D'etat”, “Sugarcane” dhe “Incident” janë përzgjedhur në kategoritë për filmin më të mirë dokumentar dhe filmin më të mirë dokumentar të shkurtër.
“Soundtrack to a Coup d’Etat” i regjisorit Johan Grimonprez trajton një ngjarje historike të lidhur me Luftën e Ftohtë dhe protestat përmes muzikës kundër vrasjes së Patrice Lumumba. “No Other Land”, i realizuar nga një kolektiv palestinezo-izraelit, tregon shkatërrimin e Masafer Yatta në Bregun Perëndimor. “Sugarcane” është një hetim mbi abuzimin dhe zhdukjen e fëmijëve në shkollat rezidenciale indiane, ndërsa “Incident” i regjisorit Bill Morrison rindërton të shtënat policore në Chicago të vitit 2018 nga perspektiva të ndryshme.
DokuFest u dëshiron suksese të mëdha të gjithë filmbërësve dhe shpreson që puna e tyre të arrijë në mbarë botën.