July 16, 2025

DokuNights fillon fuqishëm me një lineup të kuruar posaqërisht për natën e hapjes. Një natë me DJ që e ndiejnë muzikën në të njëjtën frekuencë. Nga ritmet nostalgjike te tekno e rrjedhshme dhe ndërprerjet e papritura të zhanrit left-field, të gjitha të menduara ashtu që ju të kaloni një natë të paharrueshme. Në Kala natën e hapim me DJ-in e njohur nga Berlini Byron Yeates, duke vazhduar me dyshen emocionuese nga Melburni IN2STELLAR, dhe natën zgjedhim ta mbyllim me energjinë rebele të Rebiswan nga Kosova.
Byron Yeates
Progresiv si në stil ashtu edhe në qasje, Byron Yeates është një DJ i njohur nga Berlini, i vlerësuar për setet e tij që përçojnë një qëndrim të fuqishëm, por njëkohësisht shpalosin një frymë teatrale dhe sinqeritet të thellë – një dualitet që mishëron linjën queer të muzikës elektronike dance. I përqendruar si në ritmet elegante, ashtu edhe në ndërtimin e komunitetit dhe gjithëpërfshirjes, ai sjell përzierje hipnotizuese që lëvizin mes downtempo me ndikim dub, house nostalgjik dhe melodi të mprehta por të buta. Muzika e tij krijon një ndjesi që është njëkohësisht e njohur dhe e re, gjithmonë me energji që mban gjallë surprizën në pistën e vallëzimit. Pas performancave në skena të famshme si Panorama Bar, Tresor dhe Shelter Amsterdam, tani ai sjell universin e tij unik edhe në Prizren.
IN2STELLAR
Pjesë kyçe e skenës underground të Melburnit falë festave të tyre të famshme Neurotiq Erotiq, dyshja e DJ-ve Sarah Morgan dhe Georgia Bird, të njohura si IN2STELLAR, po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje në skenën ndërkombëtare. Ato kanë sjellë miksimet e tyre në radio të njohura si Noods, Balamii dhe Rinse FM, ndërsa kanë performuar në disa nga festivalet më të mëdha të Australisë, si Pitch Music & Arts, Strawberry Fields dhe Splendour in the Grass. Me një energji lozonjare që e thurin në çdo set, muzika e tyre është një kombinim dehës i groove-eve të fuqishme dhe euforisë së pastër, beats klasike të viteve ’90 të gjallëruara me prekje futuriste dhe tekno që të ngrit në ajër. Të krijuara për pistat e natës vonë, setet e tyre janë një udhëtim për trupin dhe shpirtin.
Rebiswan
Nëse e njeh skenën underground të Prishtinës, me siguri ke dëgjuar për Rebiswan, një nga emrat më të njohur që ka dalë nga një hapësirë krijuese e që nuk ndalet së zhvilluari. Si bashkëthemelues i kolektivit queer Hyjneshat, ata sfidojnë zhanret, kufijtë dhe pritjet, gjithmonë të lidhur ngushtë me ndërtimin e komunitetit, kujdesin dhe gëzimin radikal. Me një nënrrymë të fuqishme politike dhe ndjeshmëri të jashtëzakonshme, setet e tyre kalojnë me lehtësi nga pulset house dhe tekno e ashpër te copa eksperimentale dhe ndjesi nostalgjie pop. Muzika e Rebiswan shpërthen me energji rebele, ekspresive, e paparashikueshme dhe transformuese. Thënë thjesht: lëre veten të lirë dhe kërce.
Çmimi i rregullt i biletës për këtë performancë është 10 euro, por nëse keni një llogari/kartelë në bankën Procredit, mund të blini biletën vetëm me 7 euro.