Përmes bashkëpunimit tonë të përvjetshëm me kino Lumbardhin, kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë rikthimin e Blast from the Past, programit tonë të dashur të filmave kushtuar risjelljes së klasikëve në ekran si dhe filmave të çmuar që sfidojnë konvencionet.

Për edicionin e sivjetmë të DokuFest në program do të prezantojmë një triptik të kuruar posaçërisht me filma që zhyten drejtpërdrejt në surealen, absurden dhe fantastiken e çuditshme. Nga ankthet e ëndrrat distopike te spiralet ëndërrimtare të identitetit, këta filma pafund i testojnë kufijtë e formës narrative dhe vizuale. Çmendi. Çudi. “Lost Highway” i David Lynch, “O-Bi, O-Ba: The End of Civilization” i Piotr Szulkin, plus një film sekret të cilin do ta njoftojmë së shpejti. Këta filma na ftojnë për t'u zhytur thellë në botët halucinuese të imagjinuara nga disa prej regjisorëve më vizionarë të kinemasë botërore.

Listën e plotë të filmave mund ta gjeni këtu