30 July, 2024
Booth-i ynë i përvitshëm, i krijuar nga Leart Rama dhe këtë vit titulluar “Nuk Më Ze Gjumi Natën” rikthehet në zemrën e qytetit për një vit tjetër. Ky instalacion booth-i fton vizitorët të hyjnë dhe të reflektojnë mbi botën e sotme që na rrethon. Brenda, do të gjeni një ditar të madh ku mund të lini shenjat tuaja—nga shënime të shkurtra dhe poezi deri në storie më të gjata dhe reflektime.
Mund të shprehni mendimet dhe emocionet tuaja dhe t’i ndani ato me botën.
Çdo ditë, shkrimet do të mblidhen, skanohen, postohen online dhe më pas do të ekspozohen rreth booth-it.
Booth-i do të hapet më 3 Gusht dhe do të qëndrojë i hapur deri në përfundim të festivalit.
30 July, 2024
Festivali Ndërkombëtar i
Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë
Rruga Marin Barleti
20000 Prizren, Kosovë
+383 29 233 718
[email protected]
DokuFest ka zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe ryshfetit. Brengat për korrupsion, keqpërdorim dhe dyshime, ju lutemi t’i adresoni në [email protected]