July 7, 2025
Të gjithë klientët e ProCredit Bank përfitojnë zbritje në biletat e DokuNights dhe shfaqjeve të filmave.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sivjet, në partneritet me sponsorin gjeneral, bankën ProCredit Bank do të sjellim zbritje për të gjithë klientët që paguajnë me kartelë të kësaj banke. Zbritjet në bileta aplikohen për të gjitha eventet e festivalit tonë, duke përfshirë këtu shfaqjet e filmave si dhe eventet muzikore në DokuNights.
Nëse nuk jeni ende klient i ProCredit Bank, hapja e llogarisë është shumë e lehtë dhe mund ta bëni online, pa pasur nevojë të vizitoni ndonjë degë. Të gjitha informacionet që nevojiten për hapjen e llogarisë, i gjeni në faqen zyrtare të bankës.
Filmat dhe muzika po na presin, andaj ju inkurajojmë që të hapni llogarinë në ProCredit Bank dhe përfitoni zbritje në të gjitha biletat që merrni.