13 March, 2025
Kjo iniciativë, e cila synon të pajisë të rinjtë me aftësi thelbësore teknologjike, u zhvillua dhe u realizua nga njohës të kësaj fushe, Hallakate, një kompani udhëheqëse në këtë fushë.
Trajnimi po organizohet në bashkëpunim me ITP Prizren - Innovation and Training Park, duke u ofruar pjesëmarrësve një bazë të fortë për të u orientuar në botën digjitale në mënyrë të sigurt dhe efektive. Meqenëse aftësitë digjitale po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, ky sesion u mundësoi pjesëmarrësve të fitojnë njohuri praktike se si të mbrojnë të dhënat e tyre digjitale të kuptojnë kërcënimet online dhe përdorimin e mjeteve digjitale për rritje krijuese dhe profesionale.
Trajnimi u organizua në pesë grupe, duke përfshirë pjesëmarrës nga 11 komuna të Kosovës, përkatësisht Vushtrri, Mitrovicë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Prishtinë, Viti, Gjilan, Kamenicë, Gjakovë, Prizren dhe Fushë Kosovë. Me mbi 230 pjesëmarrës të pranishëm, ky trajnim shënoi një hap të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes digjitale dhe transformimit kulturor përmes teknologjisë.
Seancat u drejtuan nga trajnerë ekspertë të Hallakate, duke përfshirë Valon Canhasi, Ergyn Mesherkan dhe Kaltrina Jashari.
Gjatë trajnimit, u trajtuan disa tema kyçe, duke filluar me Prezantimin në Aftësitë Digjitale, ku pjesëmarrësit morën njohuri mbi mjetet digjitale bazë dhe përdorimin e tyre. Më pas, ata u njohën me Bazat e Sigurisë Kibernetike, duke mësuar si të mbrojnë të dhënat personale dhe si të orientohen në mënyrë të sigurt në internet. Ata poashtu mësuan për Bazat e Krijimit të Përmbajtjes Digjitale, duke zbuluar teknika për krijimin e produkteve digjitale. Trajnimi u mbyll me Punë Praktike, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të aplikonin aftësitë e reja përmes ushtrimeve interaktive.
Me përfundimin e suksesshëm të trajnimit të parë, D:FICT vazhdon të shërbejë si një platformë për të rinjtë që duan të angazhohen në inovacion dhe të përgatiten për epokën digjitale. Qëndroni të informuar për trajnime dhe ngjarje të tjera të ardhshme nën këtë iniciativë emocionuese!
Ky projekt po implementohet në bashkëpunim me GIZ Kosova dhe ITP - Innovation Training Park Prizren.
