D:fict përmbylli fazën e tij të fundit me një ekspozitë të cilën ekipi i DokuFest e mbajti në katër shkolla të ndryshme në zonat rurale të Kosovës. Shkollat që u përzgjodhën për të shfaqur këtë ekspozitë ishin nga komuna e Gjilanit, Podujevës, Vushtrisë dhe Obiliqit. 

Kjo ekspozitë erdhi si rezultat i punës së nxënësve që morën pjesë në tre trajnimet e këtij projekti. Këto trajnime kishin në fokus sigurinë kibernetike, procesin e krijimit të një dokumentari, si dhe në teknologjitë e realitetit AR/VR. 

Në ekspozitë morën pjesë rreth 30 nxënës nga çdo shkollë. Nxënësit patën mundësinë të shihnin rezultatet finale të filmave të tyre dokumentarë të krijuar gjatë trajnimeve dhe në fund secili prej tyre pa filmat e krijuar VR përmes pajisjeve të siguruar nga DokuFest. 

Për shumë prej tyre, kjo ishte hera e parë që kishin mundësinë të shihnin punën e tyre të ekspozuar publikisht duke u kthyer në një përvojë që frymëzoi jo vetëm ata, por edhe nxënësit e tjerë për të eksploruar më tej botën e filmit, teknologjisë dhe mendimit kritik. 

Qëllimi i projektit D:fict ishte t’i ndihmojë të rinjtë të shprehin mendimet e tyre, të eksperiencojnë gjëra të reja dhe të përdorin krijimtarinë për të bërë diçka më të mirë për komunitetin e tyre.

Ky projekt implementohet në bashkëpunim me Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren të GIZ Kosova.