25 April, 2025
A je në moshën 18 deri 22 vjeç?
A je pjesë e diasporës kosovare në Zvicër apo jeton aktualisht në Kosovë dhe dëshiron të eksplorosh identitetin tënd kulturor përmes fuqisë së filmit?
DokuFest, në bashkëpunim me Kino Kosova, po lansojnë Re-Connect – një iniciativë e re që synon të bashkojë të rinjtë kreativë nga Kosova dhe diaspora.
Çka është Re-Connect?
Re-Connect është një program bashkëpunimi i krijimit të filmave që ofron një përvojë praktike dhe unike të të mësuarit në tregimin dokumentar. Përmes një përzierjeje seminaresh, leksionesh dhe filmash në grup, pjesëmarrësit do të eksplorojnë tema të identitetit, trashëgimisë së përbashkët, të drejtave të njeriut dhe diversitetit kulturor. Me këtë program do të fitoni aftësi praktike në tregim, kinematografi, tingull, montim dhe filmim etik.
Programi do të mbahet në gjuhën angleze.
Çka përfshihet?
Pjesëmarrja në Re-Connect është falas.
Të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit mbulohen plotësisht për pjesëmarrësit e përzgjedhur.
Inkurajojmë aplikimet nga individë me prejardhje të ndryshme, veçanërisht nga komunitetet e margjinalizuara apo të nënpërfaqësuara.
Inkurajojmë që aplikimet të jenë nga individët me prejardhje të ndryshme, veçanërisht nga komunitetet e margjinalizuara apo të nënpërfaqësuara.
Kush mund të aplikojë?
Jemi në kërkim të të rinjve:
Në moshën 18–22 vjeç
Nga diaspora kosovare në Zvicër ose me banim në Kosovë
Të interesuar për rrënjët e tyre dhe të hapur për të mësuar në mënyrë bashkëpunuese dhe kreative
Nuk kërkohet përvojë e mëparshme në filmbërje – vetëm pasioni dhe perspektiva juaj!
Çka mund të prisni?
Një punëtori 2-javore për filmbërje në Prizren 8-21 Qershor
Mentorim nga filmbërës me përvojë nga Kosova dhe diaspora
Krijim bashkëpunues i filmave dokumentarë të shkurtër
Njohje të reja dhe përvoja kulturore
Premiera e filmit tuaj në DokuFest 2025
Si të aplikoni
Plotësoni formularin e shkurtër të aplikimit në: https://forms.office.com/r/h7BSztEv00
Afati i fundit për aplikim: 19 maj 2025