DokuFest fton publikun në transmetimin live të ceremonisë së 38-të të Çmimeve Evropiane të Filmit, e cila këtë vit do të mbahet në Berlin, Gjermani.

Photo: EFA

Transmetimi i drejtpërdrejtë i ceremonisë, i mundësuar falë bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet DokuFest dhe Akademisë Evropiane të Filmit, do të bëhet të shtunën, më 17 janar 2026, nga ora 18:00 (CET), këtu.