06 March, 2025
DokuFest, në partneritet me qendrat e filmit në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, po lansojnë Forumin e Filmit të Shkurtër, një iniciativë e re e krijuar për të forcuar mbështetjen financiare dhe bashkëpunimet për filmat e shkurtër në rajonin e Ballkanit. Ky program i ri brenda Festivalit do t’u ofrojë kineastëve të përzgjedhur punëtori, mentorim një-në-një, sesione prezantimi, mundësi të njohin persona te rinjë që edhe u japin mundësi njohje të mëtutjeshme në industrinë e filmit. Në edicionin e parë, Forumi i Filmit të Shkurtër do të pranojë aplikime vetëm nga filmbërësve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Çmimet dhe Mundësitë Industriale
Filmbërësit do të kenë mundësinë të konkurrojnë për çmime monetare dhe mbështetje nga industria, duke përfshirë:
Best Project – Creative Force (Prezantuar nga DokuFest dhe Ambasada Suedeze) – 2,000€
Best Pitch – Talent i Ri në Filmbërje (Prezantuar nga DokuFest dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit) – 1,500€
Talent Doc Award (Prezantuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës) – 2,000€
Ftesë për të prezantuar në sesionin “You Only Pitch Twice” të ShorTO Film Market, përzgjedhur nga Italian Short Film Center
Square Eyes Festival Strategy Award – Dy sesione konsultimi dhe një strategji të personalizuar festivali për një projekt të përzgjedhur nga Square Eyes.
Documentary Association of Europe Award – Akomodim dhe akreditim për AGORA MARKET në Festivalin e Filmit në Selanik, duke ofruar qasje të drejtpërdrejtë tek profesionistët e industrisë dhe mundësi njohjeje.
Si të Aplikoni
Forumi i Filmit të Shkurtër është i hapur për filma të shkurtër (fiksion, dokumentar, animacion apo eksperimental) me kohëzgjatje deri në 30 minuta, që ndodhen në krijim, prodhim apo post-produksion.
Afati i aplikimit: 31 maj 2025
Formulari i aplikimit: KLIKO KËTU
Për pyetje: [email protected]
Forumi i Filmit të Shkurtër organizohet nga DokuFest në partneritet me qendrat e filmit të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë; Italian Short Film Center, ShorTo Film Market, Documentary Association of Europe, AGORA MARKET i Festivalit të Filmit në Selanik, Square Eyes, transmetuesin finlandez YLE, The New York Times: Op-Docs. Nëpërmjet një partneriteti me Scottish Documentary Institute dhe programin ‘Breaking Borders’, Forumi i Filmit të Shkurtër 2025 do ta mirëpresë Skocinë si vend mysafir.
Forumi i Filmit të Shkurtër mbështetet nga Programi Creative Force, i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Ambasada Suedeze në Prishtinë, si dhe përmes mbështetjes vjetore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.