DokuFest ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e aplikimeve për edicionin e tij jubilar të 25-të – një moment historik për festivalin dhe për kinemanë në rajon. Ky edicion do të zhvillohet nga 7 deri më 15 gusht 2026 në disa hapësira të ndryshme të qytetit të gjallë të Prizrenit.

Aplikimet janë të hapura për dokumentarë të shkurtër dhe të metrazhit të gjatë, si dhe për filma të shkurtër fiksion, animacion dhe eksperimental. Të gjitha filmat duhet të dorëzohen vetëm përmes platformës online FilmFreeway.

Për të aplikuar dhe për të parë rregullat dhe kushtet e plota të festivalit, ju lutemi vizitoni faqen tonë të aplikimeve.

Që nga themelimi në vitin 2002, DokuFest ka shndërruar qendrën historike të Prizrenit në një festë të kinemasë, artit dhe komunitetit, duke shfaqur çdo vit mbi 200 filma të përzgjedhur nga e gjithë bota. I vlerësuar dy herë nga Filmmaker Magazine si një nga 25 festivalet më të veçanta në botë, DokuFest vazhdon të ndikojë në zhvillimin kulturor të Evropës Juglindore.

Si festival kualifikues për çmimet BAFTA dhe European Film Awards, DokuFest mbetet një platformë e rëndësishme për zbulimin e zërave të rinj, nxitjen e dialogut krijues dhe riformësimin e përvojës kinematografike.