July 14, 2025

Teksa vazhdojmë të eksplorojmë bash çdo gjë që e lidh muzikën dhe filmin, jemi të ngazëllyer të sjellim një tjetër përzgjedhje filmash që e bën pikërisht këtë gjë. 6 filma rreth muzikës dhe muzikantëve e përbëjnë këtë përzgjedhje të vogël por eklektike, me theksim në formën e meta-dokumentarit të Alex Ross Perry rreth grupit legjendar amerikan indie Pavement në Pavements, përpjekja e Justin Kurzel në dokumentar rreth anëtarit kyç të grupeve ikonike The Dirty Three dhe Nick Cave and the Bad Seeds, multi-instrumentalistin Warren Ellis, jetën e tij dhe projektin e tij për të ndihmuar një rezervat të jetës së egër në pyjet e Sumatrës, në Ellis Park.
Nga Italia vjen Canone Effimero nga vëllezërit De Serio, një film dhe një udhëtim që zbulon tradita të gjalla folklorike, plot me këngë dhe muzikë unike rajonale.
Skena muzikore underground e Kosovës portretizohet në Palace of Youth të Maddie Gwinn përmes vëzhgimit të tre grupeve indie pop dhe post-punk të Kosovës së pasluftës, ndërsa skena punk e Sllovenisë midis viteve 1977 dhe 1985 përshkruhet në dokumentarin e pasur dhe informues të Andrej Košak, Punk Under Communist Regime.
Përzgjedhja përmblidhet me një film për një artist, kompozitor dhe interpretues vizionar të titulluar Monk in Pieces. Një frymëzim për shumë njerëz, përfshirë Björk, David Byrne dhe David Bowie, ky është një film për Meredith Monk, një gjeni të vërtetë.
Listën e plotë të filmave mund ta shihni këtu