04 November, 2024
D:Fict është projekt një vjeçarë dhe përfshin trajnim praktik për tregimin digjital, realizimin e filmave dhe sigurinë kibernetike. Nxënësit do të kenë mundësinë të punojnë me profesionistë, të marrin pjesë në projekte reale dhe të eksplorojnë teknologji si AR - Augmented Reality (Realiteti i Zgjeruar) dhe VR - Virtual Reality (Realiteti Virtual) për krijimin e tregimeve. Ky projekt i mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, synon të fuqizojë brezin e ri të tregimtarëve digjitalë dhe kineastëve. synon të fuqizojë brezin e ri të tregimtarëve digjitalë dhe kineastëve. Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren, është qendër për bashkëpunim mes kompanive vendore dhe ndërkombëtare, programeve të trajnimit professional, institucioneve akademike, agjencive qeveritare, OJQ-ve si dhe hapësirë për aktivitete kulturore dhe artistike.
Pse të bashkoheni?
Ndërtoni Aftësi Digjitale: Nga krijimi i videove deri te njohuritë për sigurinë kibernetike, nxënësit do të fitojnë aftësi të vlefshme për karrierat e ardhshme.
Eksploroni Teknologjinë AR/VR: Nxënësit do të mësojnë si të krijojnë tregime me teknologjitë më të reja si AR dhe VR, duke u përgatitur për një të ardhme digjitale.
Rrisni Ndërgjegjësimin për Sigurinë Kibernetike: Përmes programit, nxënësit do të mësojnë praktika të sigurta digjitale dhe si të mbrojnë përmbajtjet e tyre online.
Pikat kryesore të programit
1. Trajnim Praktik: Nxënësit fillojnë nga bazat dhe kalojnë në trajnim të avancuar për tregimin digjital dhe realizimin e filmave.
2. Krijimi i Tregimeve me AR/VR: Me përdorimin e AR dhe VR, nxënësit do të eksplorojnë mënyra inovative për të krijuar tregimet e tyre.
3. Ndërgjegjësimi për Sigurinë Kibernetike: Aftësitë për sigurinë kibernetike do të integrohen në trajnim për të ndihmuar nxënësit të mbrojnë punën e tyre digjitale.
4. Prezantimi & Angazhimi me Komunitetin: Projektet e nxënësve do të ndahen me komunitetin, duke rritur besimin e tyre dhe ndikimin që kanë.
Kush mund të aplikojë?
Shkollat e mesme të ulët dhe shkollat e mesme të lartë: Mbështetni pjesëmarrjen e nxënësve tuaj dhe ndihmoni ata të zbulojnë potencialin e tyre në fushat digjitale dhe krijuese.
Nxënësit e moshës 12-18 vjeç: Ideal për nxënës që dëshirojnë të mësojnë për film, media digjitale dhe praktikat e sigurta online.
Aplikimet janë të hapura der më datën 30 Nëntor! Mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe nxënësit janë të mirëpritur të aplikojnë për këtë mundësi.
Projekti D:Fict zgjat një vit dhe përfshin trajnim praktik për tregimin digjital, realizimin e filmave dhe sigurinë kibernetike. Nxënësit do të kenë mundësinë të punojnë me profesionistë, të marrin pjesë në projekte reale dhe të eksplorojnë teknologji si Realiteti i Shtuar (AR) dhe Realiteti Virtual (VR) për tregimin e historive.
Format e aplikimit:
Për shkolla: https://forms.office.com/r/Dwn6bwbTnR
Për nxënës: https://forms.office.com/r/sXGv1YXUc8
*Ky projekt është në bashkëpunim me Innovation Training Park (ITP) Prizren që implementohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.