04 December, 2024


DokuFest, në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë, organizoi katër punëtori njëditore mbi Edukimin Mediatik dhe Informativ në Prizren. Këto punëtori mblodhën gjithsej 60 mësimdhënës nga e gjithë Kosova, duke i pajisur ata me aftësi të rëndësishme për të mësuar edukimin mediatik në klasat e tyre.

Nga 16 deri më 24 nëntor, këta mësimdhënës eksploruan mbi mënyra të reja për të ndihmuar nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike rreth mediave në të cilat përfshihen. Të udhëhequr nga profesorë të universitetit të Prishtinës, punëtoritë u përqendruan në tema praktike si identifikimi i burimeve të besueshme, verifikimi i fakteve dhe kuptimi i mesazheve të ndërlikuara mediatike, përfshirë çështjet gjinore.

Këto punëtori nuk iu dhanë vetëm rëndësi mësimit të teknikave të reja – ato luajtën edhe rolin e një hapësire për bashkëpunim dhe shpërndarjeje të ideve të reja. 
Falë përkthimit simultant në gjuhën turke dhe serbe, mësimdhënësit nga komunitete të ndryshme u bashkuan me një qëllim të përbashkët: krijimi i një mjedisi mësimor ku nxënësit janë më të angazhuar dhe më të informuar mbi këto çështje.

Kjo nismë reflekton përkushtimin e DokuFest-it dhe OSBE-së për të mbështetur mësimdhënësit dhe përgatitjen e nxënësve që të përfshihen në botën e medias me kuriozitet dhe kujdes – një hap domethënës për shkollat në gjithë Kosovën dhe një arritje për të gjithë ata që ishin pjesë e realizimit të këtyre punëtorive.