Truth Will Tear Us Apart: Music on Film

July 29, 2019

Në eksplorimin e vazhdueshëm të gjithçkasë dhe asgjësë që lidhë muzikën me filmin, DokuFest është jashtëzakonisht i lumtur të prezantojë përzgjedhjen e sivjetme të filmave në programin special ‘Truth Will Tear Us Apart: Music on Film.

Me 6 filma të konceptuar rreth figurave vërtet emblematike dhe bendeve të shquara, ky program spikat pamje të bendit post-punk New Order gjatë ushtrimeve dhe performancave në mesin e dymbëdhjetë studentëve, në filmin New Order: Decaces, më pas, një vështrim që nuk pritet, në shpirtin e trazuar të tekst-shkruesit dhe këngëtarit të bendit INXS, në filmin Mystify: Michael Hutchene si dhe rrugëtimi inspirues i shkruarjes dhe inçizimit të albumit të Pj Harvey, kjo në filmin A Dog Called Money.

Falë bashkëpunimit me WOMEX – The World Music Expo, edhe dy filma  janë përzgjedhur nga ekipi i tij që të jenë pjesë e këtij programi: Indus Blues, një film i lavdishëm nga Pakistani që prezanton vështirësitë e disa muzikantëve folklorik drejt ruajtjes së artit tradicional dhe mbajtjes gjallë të disa instrumenteve, si dhe film While You Live, Shine, një film poaq mbresëlënës nga Greqia e Jugut, një nga format më të vjetra të muzikës në botën perëndimore.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018