25 March, 2025
Festivali Ndërkombëtar i filmit Dokumentar Beldocs (Beograd) dhe Festivali Ndërkombëtar i filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest (Prizren) ftojnë të interesuarit të rinj të moshës 18-25 vjeç nga Serbia dhe Kosova që të na bashkohen në krijimin e një aleance kulturore të re rajonale!
JU FTOJMË QË …
· të kontribuoni me idetë dhe angazhimin tuaj në formësimin dhe realizimin e ngjarjeve të mëdha kulturore ndërkombëtare
· të bëheni pjesë e ekipit të përzgjedhësve të rinj të filmave për Beldocs
· të bëheni anëtar i jurisë së të rinjve të DokuFest-it
· së bashku me pjesëmarrësit e tjerë të krijoni një strategji për fushatën tuaj të mediave sociale dhe ta zbatoni atë në praktikë
· të mësoni shumë gjëra të reja dhe të përmirësoni aftësi të shumta – nga njohuri mbi filmin dhe aspekte audio-vizuale dhe të menduarit kritik, tek aftësitë e komunikimit, dialogu ndërkulturor dhe kompetencat e lidershipit
· të takosh shumë njerëz të rinj dhe të gjesh mes tyre njerëz me mendime të përbashkëta dhe të nxësh miq të rinj
· dhe, sigurisht, të marrësh pjesë në premiera të dokumentarëve më të mirë botërorë dhe të bëhesh pjesë e bashkëbisedimeve me kineastët!
#DocYouthAlliance është një iniciativë që, në mënyrë unike, përmes shkëmbimit të pasur kulturor dhe edukimit joformal, bashkon të rinjtë nga komunitete kryesisht të distancuara për në mjedis mikpritës, dinamik dhe frymëzues të festivaleve Beldocs dhe DokuFest dhe hap një hapësirë të përbashkët për shprehje dhe krijimtari të lirë, duke nxitur një kulturë dialogu dhe aktivizimi qytetar, përmes një përvoje të paharrueshme në fushën e filmit dhe festivalit.
PROGRAMI DO TË PËRFSHIJË:
· Vizitë të organizuar në Festivalin Beldocs (Beograd) që zgjat gjithsej 5 ditë, duke përfshirë edhe udhëtimin, në periudhën prej 21 - 27 maj të këtij viti.
· Vizitë e organizuar në festivalin DokuFest (Prizren) që zgjat gjithsej 5 ditë, duke përfshirë udhëtimin, në periudhën prej 1 - 9 gusht.
· Punëtori (me pjesëmarrje fizike dhe përmes platformave elektronike - online), shfaqje dhe diskutime dhe programe të tjera edukativo-arsimore
· Mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për në Beograd dhe për në Prizren (mundësi për transport të organizuar)
· Akomodimi dhe dreka në grup për kohëzgjatjen e programit të shkëmbimit
· Leje për pjesëmarrje përgjatë gjithë programit të festivalit
Nëse dëshironi të aplikoni për t’u bërë pjesë e këtij programi, duhet të plotësoni formularin e aplikimit jo më vonë se të martën, më 1 prill të këtij viti. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen jo më vonë se 7 prill. Gjuha e punës e projektit është anglishtja (kërkohet përdorim aktiv i gjuhës angleze), dhe pjesëmarrja në të gjitha fazat e projektit është e detyrueshme për kandidatët e suksesshëm.
Presim me shumë kënaqësi aplikacionet tuaja me qëllim që të ndajmë me ju këtë përvojë të përbashkët të festivalit!
Ky projekt është mbështetur përmes Thirrjes së Hapur për Propozime të Projekteve të OSHC-ve të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) me titull “RYConnecting You(th)”.
RYCO është e vetmja organizatë ndërqeveritare e dedikuar për ndërtimin e paqes, pajtimin dhe bashkëpunimin në rajon përmes programeve të shkëmbimit të të rinjve. Ajo u themelua nga qeveritë e BP6 në korrik të vitit 2016 si pjesë e Procesit të Berlinit. Programi RYCO fokusohet në krijimin e mundësive për të rinjtë që të përfshihen në aktivitete që ndërtojnë mirëkuptim dhe pajtim të ndërsjellë në fushat qytetare, sociale, arsimore, kulturore dhe sportive. RYCO inicion dhe merr pjesë në hartimin e politikave dhe avokon për reforma. Mbështet zhvillimin e një mjedisi politik dhe social që fuqizon dhe mundëson shkëmbimin e të rinjve.