NSDN sjell gjashtëmbëdhjetë filma në DokuFest

July 9, 2019

Në bashkëpunim me Festivalin e Filmit Dokumetar të Amerikës (AmDocs) dhe DocsMX, DokuFest shpall shfaqjen e filmave të North South Doc Network.

North South Doc Network apo NSDN është një bashkëpunim i veçantë mes tri festivaleve në Amerikë, Kosovë dhe Meksikë i cili u mundëson film-bërësve të ndajnë filmat dhe përvojat e tyre me audiencë më të madhe, në mënyrë që të njihen me kulturat dhe identitetet e tyre.

DokuFest do të shfaqë filmat e NSDN nga secili prej rajoneve gjeografike të festivaleve përkatëse, ku do të mund të krahasohen fenomene të natyrës socio-kulturore dhe individuale.

Koleksioni i këtyre 16 filmave të cilët do të shfaqen në DokuFest u mundëson shikuesve të përjetojnë historitë e vërteta të karaktereve si Liliana, që ka çrregullim kufitar të personalitetit të cilës i duhet të vazhdojë trajtimin në shtëpi, apo atë të Ashleyt një grua në meso-moshë e cila është lodhur nga burri i saj dhe dëshiron të ikë në xhunglën e Amazonës e deri tek aktet e përzemërta të karaktereve që dëshirojnë të fshijnë urrejtjen nga komunitetet e tyre.

Lista e filmave përfshin edhe dokumentarë të cilët ndjekin storiet e bendeve të famshme si dhe prezantojnë momentume historike që kapin pamje të paprecedentë për veprat e brendshme të Ku Klux Klanit të viteve të 70a.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018