Një ëndërr e bërë realitet

August 2, 2019

Vite më parë patëm eksploruar mënyrat e shtrirjes së Festivalit nëpër lagjet e Prizrenit. Andrra jonë ishte të gjenim një mënyrë për ta sjellë kinemanë në hapësirat publike në periferi të Prizrenit, ku aktivitetet kulturore janë pothuajse jo-ekzistente. Kësisoj, vitin e kaluar ne instaluam panelet diellore në furgonin tonë dhe filluam të përhapim gëzimin e kinemasë në zonat më të largëta të Kosovës, përmes kinemasë sonë të lëvizshme e mbushur nga 100% energji diellore.

Koncepti i Kinemasë Diellore është prezantuar për herë të parë nga “Solar World Kinema” një rrjet ndërkombëtar kinemash të lëvizshme me energji diellore, që përpiqen të rrisin çasjen në kinema dhe të rrisin vetëdijen si dhe rëndësinë e kalimit në energji të rinovueshme. Bashkëpunimi me “Solar World Cinema” i ka lejuar DokuFest të pionierojë konceptin në këtë pjesë të Evropës.

Andaj këtë vit ne po prezantojmë me krenari kinemanë tonë të re “Kino Mahalla”, ku Kinema jonë Solare Mobile do të prezantojë një pjesë të programit para audiencës që do të përjetojë shfaqjet e filmit në hapësirat publike dhe hapësirat publike si parqe dhe kënde lojrash në lagje të cilat do të jenë të përfshira si lokacione të reja kinemaje “Kino Mahalla”.

Përveç një programi të pasur të kuruar posaçërisht për më të rinjtë përmes shfaqjeve tona të DokuKids, këtë edicion kemi përfshirë filma të cilët adresojnë ndikimin e teknologjisë dhe kulturës dixhitale në izolimin e njerëzimit. Në bashkëpunojmë me Millenium Foundation Kosovo për të sjellë në vëmendje të dhënat, shpërndarjen e tyre si dhe përdorimin e tyre të përgjegjshëm që informon vendimarrjen tonë të përditshme qytetare.

Ndarja e të dhënave që mund të përdoren për të shkelur privatësinë e dikujt, në këtë tregti të të ashtuquajturës E VËRTETË artificiale, ku përvojat me pjesën tjetër të botës ndodhin përmes takimeve egoiste me të panjohurën. Teksa zhytemi në kulturën e lojërave, lindin pyetjet: a është kjo praktikë një kërcënim apo është me të vërtetë një kulturë dixhitale?

Ortakolli, Bazhdarana dhe Parku i Qytetit do të jenë mahallat tona këtë vit, ku kinemaja do të sjellë ngazëllim, të qeshura dhe do të shtrojë disa nga çështjet tejet të rëndësishme me të cilat përballen shoqëritë tona.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018