Karantina Shkurt e Ambël – Dita 58: NË TEH

May 13, 2020

Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 58

NË TEH nga Tamara Savić, Salvatore Martusciello dhe Miroslav Marinov

Në Teh nga DokuFest në Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2016

Gjatësia: 5 min.

Edgari është një djalë Venezuelas i cili shpëtoi nga situata e vështirë në vendin e tij dhe gjeti një vend të ri për të qëndruar. Atij i  duhet të jetojë; ai dëshiron të jetojë. Tani ai po mundohet të ndërtojë një jetë të re në Prizren, përkundër vështirësive dhe ne e ndjekim atë gjatë udhëtimit të tij të ri.

Prodhuar përmes një programi bashkëpunues të bashkëthemeluar nga programi Erasmus + (Komisioni Europian) dhe Conseil Régional PACA në bashkëpunim me Pistes Solidaires Méditerranée

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018