DOKU.TECH | DokuFest

July 9, 2019

DOKU.TECH rikthehet në Kino Lumbardhi, me datën 09 Gusht, për një tjetër edicion që trajton qështje dhe tema që ndërlidhen me sfidat gjithnjë e në rritje mes njerëzimit dhe digjitalizimit.

Ngjarja e përvitshme e DOKU.TECH bashkon individë dhe talentë të teknologjisë me top krijuesit e ardhshëm ndërkombëtarë, me ekzekutuesit dhe mendimtarët. Konferenca e sivjetshme eksploron dhe sfidon implikimet shoqërore të risive teknologjike përmes lidhjes, përmbajtjes, masterklasave, seminareve dhe hapjes ndërkaq frymëzon të rinjtë duke ndarë me ta njohuritë dhe përvojat nga folësit kryesorë të cilët do të diskutojnë temat e Pronësisë, Autonomisë, Pavarësisë, Ndërlidhshmërisë, Privatësisë si dhe Sigurisë.

Avancimet teknologjike na kanë ndihmuar t’i bëjmë obligimet e përditshme më të lehta, por me çfarë çmimi? Gjithnjë e më shumë, produktet elektronike të mençura të sotme të cilat i blejmë, na gjurmojnë në njëfarë mënyre.

Sa herë që ndajmë të dhënat tona me kompanitë e tyre, ata na premtojnë se do të mësojnë shprehitë tona dhe se do përmirësojnë karakteristikat e tyre. Televizionet, pajisjet e bukës dhe të kafesë, krevatet e vibratorët grumbullojnë dhe ndajnë të dhënat tona – nganjëherë më shumë se ç’dimë ne. Rritja e përdorimit të pajisjeve elektronike ngre një mori pyetjesh – Çfarë zotërojmë ne? Nëse paguajmë për diçka, a e zotërojmë atë prej së vërteti? Nga çfarë tjetër pajtohemi të heqim dorë?

DOKU.TECH 2019 sjell një përzgjedhje diverse të folësve nga gjithë bota, aftësia e të cilëve për të parë gjërat më ndryshe, për të shfrytëzuar teknologjinë si avantazh, për të përfytyruar botë të reja dhe testuar po atë vizion kundër realitetit aktual u mundëson atyre të bëjnë ndryshime të vërteta në kryqëzimin teknologjik, shoqëror, kulturor, mediatik dhe ekonomik.

DOKU.TECH do të prezantojë punën, motivimin e tyre, humanizimin e digjitalizimit, digjitalizimin e njeriut si dhe do të diskutojë vizionin për ndryshim në Ballkan.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018