CATERINA BARBIERI X DOKUFEST

June 29, 2019

Caterina Barbieri është kompozitore italiane e cila eksploron tema që ndërlidhen me inteligjencën artificiale dhe perceptimin e zërit të orientuar në objekte – me fokus të veçantë në minimalizëm. Caterina eksploron efektet psiko-fizike të përsëritjes si dhe të funksioneve të bazuara në modele të caktuara duke hetuar potencialin polifonik dhe poli-ritmik të pajisjeve sintetizuese me anë të së cilave nxjerr gjeometri të ashpra dhe komplekse në hapësirë dhe kohë. Hulumtimi i saj i tanishëm, shqyrton përdorimin kreativ të njehsimit dhe teknikave komplekse të sekuencimit për të eksploruar artefaktet e perceptimit human dhe për të nxitur halucinacione të përkohshme të cilat përfundimisht shkaktojnë një ndjesi meditimi dhe ekstazie.

EP-ja e saj Pattern of Consciousness (Important Records, 2017) është pritur shumë mirë nga kritikët dhe u shpall si ‘Best of 2017’ në disa prej roundeve muzikore (Fact Mag, The Wire, Boomkat, etj). Puna e saj është prezantuar edhe në festivalet si MaerzMusik dhe Atonal, Mutek, Unsound, Sonar, Barbican Centre, Philharmonie de Paris, CTM, Ableton Loop si dhe në Biennale di Venezia.

Viti 2019 nxorri pubikimin e Ecstatic Computation nga Editions Mego si dhe performancën e saj në Primavera Sound, Sonar, Dekmantel, Maison de ra Radio, Funkhaus dhe Rewire.

“… një ndër zërat e rinj më interesantë në muzikën elektronike” (Fact Mag).

“… një ndër zërat më të ndritur sintetikë dhe më singularë ndër të gjithë zërat e rinj” (Pitchfork) “ Barbieri i kundërvihet precizitetit matematik me një mjegull efektesh me anë të së cilës krijon një zonë liminale ku koha qëndron e palëvizshme.

(…) Barbieri e bën dëgjimin e thellë të tingëllojë i lehtë” (Fact Mag).

 

 

 

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018