DOKUFEST SHPALL FILMIN E HAPJES

August 1, 2019

Koncerti i kinemasë live KOYAANISQATSI, film i regjisorit Godfrey Reggio dhe muzika nga Radiomentale do ta hapë DokuFest XVIII.

KOYAANISQATSI është një dokumentar që zbulon mënyrat se si njerëzimi është distancuar nga natyra. Duke e nxjerrë titullin nga kuptimi i fjalës Hopi që do të thotë “jetë jashtë ekulibrit”, “filmi paraqet pamje të gjëra të peisazheve natyrore si dhe forcave elementare me një evolucion gradual drejt skenave të civilizimit modern dhe teknologjisë. Mungesa e narracionit ose dialogut mundëson që qëllimi i tij të realizohet përmes përdorimit kreativ të imazheve si dhe një rezultati muzikor krijues.

Çasja e re e RADIOMENTALEs ndaj filmit do të përfshijë një performancë dhe një pjesë muzikore, me një kolazh të nxjerrë nga një gamë eklektike e audio-burimeve, duke përfshirë eksperimente me tinguj, muzikës së filmit, eksperimentale, elektronike, tingujve natyralë, fragmenteve nga intervista si dhe zëra njeriu. Deri diku si dokumentar e deri diku si art vizual, ky film pa zë na sjell përshkrimin e një bote, një planeti mes natyrës dhe artificiales, teknologjisë, urbanizmit dhe jetës së egër. I menduar si një pyetje rreth evolucionit të civilizimit tonë.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018