Rabih Beaini x Agona Shporta x D’EST

July 22, 2019

Përmes një bashkëpunimi me Kino Wolf të Berlinit, do të prezantojmë një performancë të filmit dhe muzikës bazuar në D’Est të Chantal Akerman, një film që sfidon çdo kategorizim. Muzikanti elektronik eksperimental libanez Rabih Beaini do të krijojë një produksion muzikor që eksploron filmin si dhe një bashkëpunim me Agona Shportën tonë, për këtë performancë shumë të veçantë në Kala.

Ngjarja është bashkë-kuruar me Luca Borkowsky, bashkë-drejtor artistik i Howling Wolf: Festival for Film-Music-Performance, që do të shfaqet deri në fund të korrikut në Wolf Kino në Berlin.Ngjarja është bashkë-kuruar me Luca Borkowsky, bashkë-drejtor artistik i Howling Wolf: Festival for Film-Music-Performance, që do të shfaqet deri në fund të korrikut në Wolf Kino në Berlin.

Artistët
RABIH BEAINI i njohur si Morphosis është një zë unik në muzikën elektronike. Pak njerëz përjetojnë shfaqje kaq sfiduese dhe intriguese të drejtpërdrejta si ato të tijat, ku vala e errët, krautrock, post-gjithçkaja dhe teknoja bashkohen në një harmoni të përhumbur hardware. Produksioni i tij Morphine është po aq i paparashikueshëm, bashkë me remikset e tij të kultivuara, të tilla si ouvreti i pafund dhe i veçantë ‘What We Have Learned’.

Midis Ballkanit, Indisë dhe Jazz-it, muzika e AGONA SHPORTA ofron një përzierje të pasur dhe të larmishme të tingujve dhe kulturave nëpërmjet zërit dhe interpretimit të saj origjinal.

Filmi
Fotot e filmit i rezistojnë çdo krahasimi të thjeshtë. Nuk ka komente, as panele tekstesh, as koka që flasin, e as fotografi të bazuara në traditën e kinemasë direkte apo trendeve të ngjashme. D’Est shfaq rrugët, turmat, individët, trazirat dhe heshtjen … Përshkrimi i vetëm që i vie afër esencës së filmit është përshkrimi i tij si një përvojë. Një monument në lëvizje që djeg vetveten në kujtesën e dikujt dhe nuk e liron, duke lënë gjithmonë aty dëshirën për t’u rikthyer. D’Est është një film që në të njëjtën kohë e zgjeron dhe ngushton hapësirën dhe kohën. Një film unik që sfidon çdo kategorizim.

 

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018