Prodhimet e DokuLab

July 17, 2019

Teksa po përgatitemi të festojmë 18 vjetorin e festivalit tonë, 18 filma pjesë e programeve të ndryshme edukuese të departamentit DokuLab do të shfaqen për dy ditë me radhë në kinematë tona, pranë lumit. Mbrëmja e 6 Gushtit do të shënojë fillimin e shfaqjes së gjashtë dokumentarëve të prodhuar nga gjenerata e shtatë e nxënësve të shkollave të mesme, të regjistruar në Shkollën e Dokumentarit “Future is Here” të DokuFest.

Këto tregime të fuqishme trajtojnë çështje të ndryshme. Në njërën anë, kemi një viktimë të ngacmimit i cili thyen heshtjen dhe i ekspozon shokët e klasës tek miqtë e tjerë të cilët i ka takuar përmes rrjeteve sociale, ndërsa ngjarja tjetër sjell tregimet e katër grave dhe barrën e të qenit vajzë në familjet pa djem – përplot me ankth, paragjykime dhe kurajë!

Programi ynë i i prodhimit DokuLab sjell filmbërës aspirues në një ambient të këndshëm për të fituar bazën e kuptimeve konceptuale dhe kritike të filmit duke mësuar aspektet teorike dhe praktike të film-bërjes nga profesionistët e fushës së filmit Blerta Zeqiri, Andrijana Stojković, dhe Samir Karahoda.

Në po këtë natë do të shfaqen edhe filmat që janë prodhuar përmes programeve të ngjashme edukuese nga organizatat në partneritet Free Zone nga Beogradi dhe Pravo Ljudski nga Sarajeva.

Dita tjetër është rezervuar për filmbërësit aspirues të cilët morën pjesë në kampin një vjetor të filmit. Dy nga studentët tanë të cilët vitin e kaluar ishin pjesë e edicionit të programit trajnues Future is Here, po rikthehen këtë vit me dy filma të shkëlqyer. Njëri, që shpalos kujtimet e një ditari të luftës ndërsa tjetri shqyrton integritetin shoqëror në teksteve të këngëve. Ky program kompleks ishte iniciuar vitin e kaluar nga dy regjisorët e njohur Blerta Zeqiri dhe Karen Winther.

Ndërkaq, shtatë filma në total nga Film and Factual Media do të prezantohen të mërkurën, me datën 7 Gusht prej orës 20.00 tek kinematë pranë lumit. Hijeshia e mbrëmjes do të pasurohet nga shfaqja e parë e filmave bashkëpunues nga Regional Creative Documentary Film Lab Active – i cili u konceptua si një program edukimi jo-formal dhe mblodhi bashkë filmbërësit dhe të rinj kreativë të interesuar në filmat dokumentarë.

Programi u ofroi filmbërësve të rinj të Ballkanit resurse teknike, kreative, aftësi strategjike si dhe mundësi rrjetëzimi, të nevojshme për t’i hyrë profesionalisht rrugëtimit kinematografik. Ndërkaq një program i gjerë dy javor u organizua në Shkup dhe Ulqin, i koordinuar nga Pravo Ljudski nga Sarajeva si dhe nga DokuFest.

“Asnjëherë nuk kemi dyshuar në potencialin e rinisë sonë.” u shpreh kreu i DokuLab, Eroll Bilibani, i cili është i angazhuar për ta zgjeruar këtë program edukimi si dhe programin e kinemasë udhëtuese. “ E vërteta është se, jemi jashtëzakonisht krenarë nga arritjet e këtyre talentëve të rinj të cilat ndodhën në mes të dy edicioneve të festivalit dhe ne mezi presim ta festojmë së bashku këtë sukses me partnerët dhe audiencën tonë të veçantë.”

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018