Mirë se erdhe në DokuFest 2019!

August 2, 2019

Të dashur miq,

Me kënaqësi të madhe ju uroj mirëseardhje në Prizren dhe në edicionin e 18-të të Dokufest-it, në festivalin për të cilin kemi punuar pa u lodhur. Në faqet që pasojnë, do gjeni frutet e rreth një viti punë, në programin tonë të vitit 2019.

Në një vit të mbushur me aq shumë ngjarje të jashtëzakonshme; i shënuar nga tensione politike nëpër botë, kërcënime në rritje për lirinë e shtypit dhe lirive qytetare, katastrofa natyrore, zjarre të ashpra, vërshime dhe valë të të nxehtit të një gjerësie dhe shkalle të paparë më parë, megjithatë ishte e mrekullueshme të shohësh njerëz që ngrihen e kërkojnë barazi. Me nevojën për të ndërmarrë veprime në mënyrë që të luftohet ndryshimi klimatik dhe tu ndihmohet atyre që janë prekur.

Nuk duhet të ju befasojë fakti që shumë nga këto gjëra reflektohen në programin tonë. Regjisorët, posaçërisht regjisorët e filmave dokumentarë, janë ndër të parët që reagojnë ndaj ngjarjeve të tilla dhe kthehen me tregime të jashtëzakonshme. Jemi të lumtur që një numër i filmave në programin e këtij viti e bënë pikërisht këtë.

Dhe kur them që sjellin tregime të jashtëzakonshme, e kam me gjithë mend! Pikërisht si tregimi i guximit dhe qëndresës për Alepon e shkatërruar nga lufta të para rrallë në ndonjë film. Apo histori për ndryshimin rapid të Kinës që vështirë se mund të besohen, për ikonat fantastike e me këmbë në tokë të rok ‘n rollit të ish Jugosllavisë. Apo historitë e emigrantëve të panumërt, që ose përpiqen të futen ne Evropë ose luftojnë për tu adaptuar sapo të hyjnë atje.

Po ashtu do të gjeni tregime për pyje gati të vdekura të mbushura me zogj të zinj, sikur të kishte bërë një kthim në botën reale filmi The Birds i Hitchcock. Apo një pyll i braktisur i kthyer në një vend-ndërtim, më shumë për kënaqësinë e fëmijëve që e quajnë atë shkollë të tyre. Ka filma që ngrenë pyetje të thjeshta, si cilat janë shpresat tuaja për të ardhmen? Apo pyetje për liderët botërorë, si Gorbachev, që e bënë atë t’i mbushen sytë me lot. Filma për dy qenë të quajtur Chola dhe Football, si dhe për një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, fillimisht i adhuruar si Zoti e pastaj i braktisur si tradhtar nga adhuruesit e tij.

Ka shumë më shumë tregime dhe një numër të madh të filmave të mrekullueshëm në programin e këtij viti. Sigurisht, jemi të lumtur të jemi në gjendje t’i shfaqim ata përkrahë klasikëve të kinemasë botërore, si kryevepra e Orson Welles F for Fake apo Cleo From 5 to 7 nga Agnes Varda.

Festivali do i bëjë homazh figurës së Barbara Hammer, Agnes Varda, Jonas Mekas dhe Dusan Makavejev. Për gjigantë të vërtetë të kinemasë të cilët që të gjithë kanë ndërruar jetë sivjet, me shfaqje të disa prej filmave të tyre ikonë e piketë.

Filmat në Garën Balkan Dox ofrojnë një vështrim të freskët në prodhimin e dokumentarëve në rajon, duke përfshirë një futje në ujëra të ndryshëm stilistik kësaj here. Ne vazhdojmë t’i vëmë theksin çështjeve të të drejtave të njeriut dhe ambientit në seksionin e garave Human Rigjts dhe Green Dox, duke shfaqur filma për disa prej temave më të rëndësishme dhe më të nxehta.

Gara e Filmave të Shkurtër edhe një herë sjell disa nga filmat më të mirë të ekranit të argjendtë; duke përfshirë filma fitues të çmimeve Oskar, Kanë dhe Sundance. Seksioni jonë i garës International Dox vazhdon të jetë vend i zbulimit, edhe për ne edhe për audiencën. Përzgjedhja e këtij viti vërteton se ka një numër të regjisorëve fantastik në ardhje që punojnë në këtë fushë.

Shtojani kësaj listën po aq madhështore të filmave nga Gara Kombëtare, si dhe një pako të re të jo më pak se 18 filmave nga programet tona të trajnimit Future is Here, Film and Factual Media si dhe Regional Film Lab Active. Nuk kemi arsye të mos jemi të emocionuar e entuziast për të ardhmen edhe të filmbërjes në Kosovë, edhe për bashkëpunimin në rajon.

Fact or Fake: Truth on Film është një program filmi i kuruar në mënyrë të veçantë që ekspoloron nocionin e së Vërtetës, temën qendrore të festivalit, dhe udhëheq një listë mbresëlënëse të programeve anësore ku do mund të gjeni një numër të programeve të kuruara nga bashkëpunëtorët tanë. Si Colonial Glitches të Ozge Calafato, programi Entangled Affairs, Truth Piercing Stories: Larisa, Handsworth, Orestes, të kuruar me bashkëpunimin e Sezgin Boynik, Nagehan Uskan dhe Tevfik Rada si dhe Three Films by Sandra Lahire, kuruar nga Elizabeth Dexter.

Disa nga filmat e vitit për të cilët është folur më së shumti shfaqen në seksionin tonë të famshëm View From the World, duke përfshirë filmin fitues të çmimit Oskar Free Solo apo fitues të Berlinales, Sundance dhe IDFA-së. Ne po ashtu kemi kuruar një ëmbëlsirë të vogël me të preferuarit e festivalit tonë; 11 filma të shkurtër që merren me izolimin dhe varësinë çdo herë e më shumë në rritje nga teknologjia moderne në një program të quajtur Age of Distortion.

Jemi të emocionuar për një numër të shfaqjeve speciale në festival poashtu. Njëra është Shkrepëtima, një video incizim i performancës artistike të Petrit Halilaj’t, njërit prej artistëve bashkëkohor më të njohur të Kosovës,. Apo një shfaqje nga dokumentari i vitit 1992 i BBC Forgiving the Blood. Si dhe shfaqja e filmit të shkurtë In Between nga Samir Karahoda, filmit i cili shënoin pjesëmarrjen e parë të Kosovës në garën zyrtare të Berlinale-s!

Jemi të lumtur që vazhdojmë bashkëpunimin me Akademinë Evropiane të Filmit në sjelljen e EFA Short Matters për herë të shtatë radhazi në DokuFest. Jemi po aq të lumtur t’i urojmë mirëseardhje përsëri festivaleve tona partnere nga
North South Documentary Network, AmDocs nga Palm Springs (Kaliforni) dhe DocsMX nga Meksiko Siti me përzgjedhjet e tyre përkatëse, duke ofruar kështu një dritare përmes së cilës të shikojmë filma të rinj që vijnë nga SHBA-të dhe Meksika.

Me vazhdimin e bashkëpunimit me Gjirafa Video, ne ofrojmë një përzgjedhje të freskët të VR emocionues. Kjo përfshinë edhe filmin e parë narativ VR në DokuFest. Audiencat tona (më) të reja do t’i kënaqen programit më të gjerë të DokuKids deri më sot, me rreth 50 filma nga ku mund të zgjedhin.

Ju ftojmë t’i përjetoni të gjitha këto, me shpresën se duke bërë kështu do të kënaqeni po aq shumë sa jemi kënaqur ne derisa e kemi përgatitur atë.

Falënderimi ynë i përzemërt i shkon të gjithë njerëzve të jashtëzakonshëm që e kanë bërë të mundur këtë udhëtim dhe këtë ëndërr tonën; sponsorëve tanë bujarë, partnerëve tanë, ekipit fantastik dhe vullnetarëve të mrekullueshëm. Si dhe për filmbërësit të cilët ndanë filmat e tyre me ne, ky festival nuk do ishte i mundur pa ju!

Veton Nurkollari
Drejtor Artistik

 

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018