Koha e Shtrembërimit

July 23, 2019

A mund të themi se kjo kohë ka krijuar një gjeneratë të njerëzve të varur destruktivë?

Ideja se teknologjia ka përmirësuar jashtëzakonisht jetët tona është e padiskutueshme, paralelisht me faktin se na ka dërguar drejt vetë-izolimit dhe dëshpërimit. Përmbushja vazhdon të ndahet, ndërkohë që ne mbesim emocionalisht të mbyllur në vetët tona dhe në tregtinë e të ashtuquajturës E VËRTETË artificiale, ku përvojat me pjesën tjetër të botës zhvillohen përmes takimeve të papritura me të panjohurën. Teksa zhytemi në kulturën e lojërave, lindin pyetjet: a është kjo praktikë e rrezikshme apo është vërtet kulturë dixhitale?

Duke reflektuar në realitetin shqetësues me të cilin një pjesë e shoqërisë sonë janë duke u ballafaquar, programi Koha e Shtrembërimit prek disa nga pyetjet e mësipërme, duke shfaqur shprehitë e pavetëdijshme si dhe izolimin personal të njerëzimit. Programi përfshin 11 filma të shkurtë të zhanreve të ndryshme të dokumentarëve, filmave fiktivë, animacioneve si dhe videove muzikore të cilat do të paraqiten në dy termine të DokuFest 2019.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018