Karantina Shkurt e Ambël – Dita 50: ËSHTË I KULTURËS

May 5, 2020

Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 50

ËSHTË I KULTURËS nga Ariadna Pastor Sanegre, Fabrizio Acampora dhe Vanessa del Campo

Është i Kulturës nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2016

Gjatësia: 5 min.

Përmes fotografive, ky dokumentar i shkurtër shfaq historinë e Kino Lumbardhit, ndërlidhur me njerëzit dhe qytetin e Prizrenit si dhe historinë e tentativave që kinemaja të shndërrohej në diçka tjetër. Ky nuk është tregim për një vend por për një betejë. Kino Lumbardhi i përket kulturës.

Prodhuar përmes një programi bashkëpunues të bashkëthemeluar nga programi Erasmus + (Komisioni Europian) dhe Conseil Régional PACA në bashkëpunim me Pistes Solidaires Méditerranée

Shënim: Filmi përmban skena eksplicite.

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018