Karantina Shkurt e Ambël – Dita 46: S’ËSHTË VETËM FILMI

May 1, 2020

Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 46

S’ËSHTË VETËM FILMI nga Leart Rama & Adis Cena

S’është Vetëm Filmi nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2015

Gjatësia: 4 min.

Një film që mbeti i paxhiruar në spitalin QKUK në repartin Hematologjik për shkak të heqjes dorë të pacientit të prekur nga Leukemia. Një bisedë që zhvillohet në mes një tutori të shkollës së filmit dhe një studenti rreth këtij filmi.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy – NED dhe implementuar nga DokuFest.

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018