Edukimi alternativ përmes filmit

November 2, 2018

DokuFest në bashkëpunim me mësimdhënëset nga Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë, kanë organizuar shfaqjen e filmit “Sodiers Who Rape”.

Përmes filmit që trajton temën e dhunës seksuale në luftë, me nxënësit u bisedua për temat si faktorët që e shtyejnë përdorimin e dhunës, agresivitetit, sjelljet destruktive si dhe parandalimin e dhunës, falja dhe virtytet tjera që e bëjnë njeriun të mbijetojë.

Si proces i punës, së shpejti do të publikohet guida për përdorim të filmit nga mësimdhënësit tjerë në web-faqen e DokuFestit, ndërsa për hapat e para drejt hartimit të saj kontribut të veçantë kanë dhënë profesoreshat Jeta Rexha dhe Arbnesha Kusari, që kanë treguar vullnet të jashtëzakonshëm për bashkëpunim.

Gatishmëria e mësimdhënësve dhe menaxhmentit të gjimnazit “Hajdar Dushi” për kontributin drejt zhvillimit të kapaciteteve të reja për mësimdhënie e mësimnxënie, hapin rrugë drejt zhvillimit të edukimit përmes procesit mësimor alternativ.

Foto: Elmedina Arapi

Promoting Democratic Values and Human Rights through film

 

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018