AKREDITIMI PËR MEDIA – DOKUFEST 2019

June 17, 2019

Të dashur gazetarë, DokuFest ka shpallur të hapur thirrjen për akreditimin e mediave lokale dhe ndërkombëtare. Edhe në këtë edicion, Qendra e Medias së DokuFestit do të mirëpresë gazetarë dhe korrespondentë nga të gjitha fushat e mediave (Shtypi, Tv & Radio dhe Fotografi).

Akreditimi do t’u mundësojë gazetarëve të drejtën për të shfrytëzuar Qendrën e Medias si dhe do t’u ofrojë prioritet në intervistimin e mysafirëve të festivalit. Qendra e Medias së DokuFestit poashtu do t’ju ndihmojë në koordinimin e intervistave me anëtarët e stafit apo mysafirët e festivalit. Gazetarët që kanë aplikuar për akreditim, do të mund të marrin kartat e tyre identifikuese si dhe paketën mediale tek Qendra e Medias së DokuFest-it prej datës 02 Gusht, 2019.

Aplikimi bëhet online, përmes platformës “Eventival” ku duhet të regjistroheni si përdorues.

Kjo vegëz do t’ju dërgojë në faqen përmes së cilës do të filloni regjistrimin.

Të gjithë ata që kanë përdorur këtë platformë për të aplikuar në edicionin e mëparshëm, mund t’i çasen platformës nëpërmjet së njëjtës e-mail adresë. Në rast se nuk ju kujtohet fjalëkalimi, atë mund ta riktheni duke klikuar në “Kam harruar fjalëkalimin”.

Përdoruesit e rinj të kësaj platforme, mund të gjejnë më poshtë udhëzuesin me hapa të detajuar.

UDHËZUESI

1) Pas të keni klikuar në këtë vegëz, vazhdoni tek faqja e vizitorit dhe klikoni mbi ‘Create new account’. Në rast se keni krijuar llogarinë edicionin e kaluar, ju mund të përdorni të njëjtën llogari për t’u kyqur.

2) Do të pranoni një email që u kërkon të konfirmoni llogarinë tuaj. Klikoni mbi linkun në atë email për të përfunduar konfirmimin.

3) Plotësoni të dhënat tuaja personale.

4) Kështu arrini tek faqja kryesore. Këtu do të gjeni kutinë e emëruar ‘Accreditation’. Ju lutemi të klikoni në butonin ‘Request Accreditation’.

5) Klikoni në butonin e gjelbër për Shtyp, ku do t’u kërkohet të vendosni mediumin për të cilin punoni. Kjo informatë do të figurojë më pas në kartën tuaj identifikuese.

6) Ju do të pranoni një email që konfirmon kërkesën tuaj për akreditim.

7) Pas konfirmimit të kërkesës suaj, karta juaj do të ruhet në sistem dhe do të jetë në dispozicion kurdo që ju të mbërrini në Prizren, për edicionin e sivjetmë të DokuFest-it.

Në rast të ndonjë paqartësie, ju lusim të na kontaktoni në:

media@dokufest.com

Programi i plotë i festivalit do të shpallet me 5 korrik në ueb faqen e festivalit.

Edicioni i 18 i DokuFestit do të mbahet prej datës 02 deri më 10 Gusht, 2019, në Prizren.

 

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018