Orari Interaktiv

10:30
Lumbardhi Indoor

Një bletë e gëzuar prish qetësinë e pushuesve në një ishull të qetë baritor. Duke shqetësuar Don Josenë në mes të një vështrimi pushues, ai e pështyn atë dhe ajo bie në pijen e tij. Duke u përpjekur për ta shpëtuar atë nga mbytja, Don Jose lidhet emocionalisht me bletën. Kur bleta gëlltitet papritmas nga një patë, Don Jose fillon ta ndjekë patën, duke u nisur në një ndjekje të një udhëtimi logjik dhe surrealist në thellësitë e ndërgjegjes së tij.

How and why Don Jose Dissipated

Shumë kohë më parë njerëzit u larguan nga planeti Tokë. Lobo mbeti vetëm. Lobo është një robot gazmor i cili i do kafshët dhe bimët. Ëndrra më e madhe e Lobos është të jetojë në një pyll të lulëzuar me shokun e tij më të mirë Banjon, i cili është një qen robot kureshtar. Bashkë, ata ndihmojnë në mbjelljen e drunjve dhe shpëtimin e kafshëve në nevojë. Një ditë ata takojnë një balenë të ngecur në cekëtinën e plazhit. Për ta shpëtuar balenën Lobo duhet ta tejkalojë frikën e tij nga uji, por nuk është lehtë posaçërisht kur një pikë e vetme uji mund ta bëjë atë të ndryshket.

Robot and the Whale

Është një natë me yje në një lagje të varfër në Amerikën Latine. Oscar po fle në dhomën e tij kur një erë e papritur e zgjon atë. Nga dritarja e tij ai sheh një peshk të vogël të artë në një pellg të ndotur duke gulçuar për ajër.

Water Path for a Fish

Një djalë fiton një lodër të re në një makinë me kapje – një kukull të zakonshme marsiane. Del se gjërat nuk janë aq të thjeshta, djali e gjen veten në Mars dhe ai duhet të luftojë me një grumbull të tërë të marsianëve.

Martian

“Weekends” është tregimi i një djali të ri që zvarritet në mes të shtëpive të prindërve të tij të ndarë. Momente sureale, si në ëndërr të përziera me realitetet shtëpiake të një familje të ndarë në këtë film të animuar me dorë i vendosur në Toronton e viteve 1980.

Weekends
12:00
DokuKino

Një i moshuar jeton në një fshat të vogël në veri të Mali të Zi. Ai trazohet nga tregimi i babait të tij, të cilin e ka dëgjuar derisa ishte djalë i ri. Në fund të LDB, një oficer italian ishte kapur nga partizanët, dhe shpejt pas asaj ishte qëlluar dhe varrosur afër shtëpisë së të moshuarit. Nuk ka varr apo gjurmë; as dëshmi reale që tregimi është i vërtetë. Sidoqoftë, ai ka frikë të groposë për të parë nëse ndonjë asht gjendet përfundi. Ai u kthehet fshatarëve të mbetur për ta gjetur të vërtetën. Janë dy burra më të vjetër se ai, por tregimet e tyre nuk përkojnë gjithmonë dhe nuk janë të lehta për tu kuptuar.

We Are the Sons of Your Rocks

Arkitektura e ndërtesës ende komunikon një ide të kaluar të së ardhmes, derisa materialet zbulojnë gjendjen e saj aktuale. Kompleksi i gjerë i korridoreve, atriumeve dhe sallave tani ndjehen pothuajse të braktisur. Përmes përpjekjeve të tyre të papërkulshme, punonjësit e mirëmbajtjes bartin detyrën e kthimit të hapësirës ashtu si ishte imagjinuar të jetë. Lëvizjet e tyre janë unison, rituale por edhe vetjake.

Centar
Shtëpia e Kulturës

Memory Room ripërshkon gjurmët e një pylltari irlandez të dërguar në Finlandën veriore më 1946 për të gjetur drunj të mjaftueshëm në madhësi dhe numër për tu përdorur si shtylla elektrike në Irlandë. Në këtë kohë në Universitetin Princeton, një ekip matematikanësh duke u përpjekur të shifrojnë makinën e parë informatike, zbuluan se kërkimi më efikas për një territor të pa vënë në hartë është të provohet jashtë në rrugë të zakonshme. Duke përdorur këtë logjikë regjisori u përpoq të shfrytëzojë një peizazh epik për të lokalizuar dhe për t’i dhënë kuptim kthesës tjetër.

Memory Room

Një dimër i ashpër ngrinë sipërfaqen e një lumi, pranë një shtëpie ku jetojnë dy kushëri. E zhytur në erën e ftohtë që ngrihet atë ditë, rritet vrazhdësia e marrëdhënies së tyre, duke e prekur kulmin.

Agouro

Të shtënat sporadike jehojnë në mesin e gërmadhave të një fshati i cili, ndonëse i braktisur, është objektiv i importit të madh për qeverinë rumune. Kjo i detyron dy të rinj që të nisin një negociatë të vështirë, edhe për fatin e vendbanimit edhe për të ardhmen e vet atyre.

The Afghanistans

Diku në Evropën Lindore. Young ia mbath nga vendlindja e saj depresive. Entuziazmi i saj i hershëm për autostop zbehet kur e gjen veten në lagjet periferike të qytetit në mes të natës. Në urë ajo takon një figurë balancuese në mënyrë të rrezikshme në rrethojat mbrojtëse. Kështu ajo e takon Skinnyn – një person të çuditshëm disi jostabil. Skinny jeton në një fugon kampimi, të cilin e përdor për të kryer porositë e tij në punën jo-fort-të ligjshme. Bashkë me të, ajo niset në një udhëtim pa destinacion. Teksa udhëtimi vazhdon një afërsi e veçantë zgjohet në mes të atyre dyve.

Acid Rain
14:00
Lumbardhi Indoor

Çka ishe duke bërë derisa unë bëra këtë fotografi kur treni kaloi nëpër shtëpinë tënde vitin e shkuar?

Last Year When the Train Passed by

Skenaristi dhe regjisori debutues Frank Beauvais krijon një ese të shkëlqyer e fshikulluese që rrëfen një krizë të thellë personale të cilën e përjetoi derisa jetonte në një fshat të izoluar francez. Pasi e lë i dashuri dhe babai i vdes përpara tij, Beauvais fillon të shikojë katër apo pesë filma në ditë, fiksion, dokumentarë bile edhe porno të vjetër shpesh në mes të natës. Rrëfimi i guximshëm dhe hipnotizues i Beauvais vendoset mbi klipe nga 400 filma që regjisori francez i shikoi gjatë periudhës së katër muajve të errët.

Just Don’t Think I’ll Scream
15:00
GjirafaVideo VR Cinema

Me “O-në” me famë botërore të Cirque du Soleil në Bellagio në rolin kryesor, Dreams of “O” kap një tablo sureale dhe amfibe të personazheve tekanjoze ndryshe nga çdo tjetër. Për këtë bashkëpunim në mes të Samsung Gear VR, Felix & Paul Studios dhe Cirque du Soleil, një kamerë VR nënujore me shpejtësi të lartë ishte ndërtuar nga grumbullimet nga ana e stuios filmike, për të qenë në gjendje që të kapen koreografitë komplekse dhe të ndërlikuara të ujit të paraqitura në këtë përvojë – është kamera e parë e llojit të saj brenda mediumit të realitetit virtual. Shtrëngohuni për një udhëtim të lehtë dhe fantastik vizual që ju ngrit në ajër me zhytje të guximshme, dhe nën ujë për sekuenca magjepsëse ujore.

Dreams of 'O'

Një pemë misterioze ruan një pyll teksa njerëzit i përshkojnë shtigjet e tij, duke planifikuar zona ndërtimore dhe duke kërkuar një person të humbur. Teksa civilizimi shpaloset me ngadalë, dalin dinamika të reja të qeta. Floodplain vendoset kundër një krize mjedisore të krijuar nga njeriu dhe eksploron marrëdhëniet tona me njëri tjetrin në fund të natyrës. Nëse nuk mund të jemi më ata që ishim, a mund të bëhemi vërtetë diçka e re? A mund të jemi pyll, apo gur; a mund të jemi një mori organizmash; a mund të jemi asgjë? A mund të jemi diçka që nuk e dimë akoma se mund të jemi?

Floodplain

Një person i cili do të tregojë një histori për të qenit i zënë kurth në një kuti këpucësh. Dhe që në momentin tjetër ai bëhet protagonist në tregimin e tij të pa treguar ndonjëherë. Edhe më keq, ai kërcënohet nga vetja e vet mesatare e cili vjen për të marrë jetën e tij. Me Heroes of Night and Tragic, grupi kroat teatral eksperimental Ateatar vërteton se nuk ju duhet kamerë 360 për të xhiruar video 360, dhe e hap shtegun për kreativitetin e pakufizuar të VR.

Heroes Of Night and Tragic

Kinoscope është një përvojë VR që i zhyt shikuesit në një univers plot jetë e plotë ngjyra për të zbuluar historinë e kinemasë i drejtuar nga zëri i legjendës së Hollivudit Dean Tavoularis, dizajnerit të produksionit filmik puna e të cilit është shfaqur në arka të hiteve të shumta si filmat The Godfather, Apocalypse Noë, The Brink’s Job, One from the Heart dhe Bonnie and Clyde.

Kinoscope

Overview është një përvojë narrative 30 minutëshe për objektet e kozmosit, nga planetët e Sistemit tonë Diellor deri të galaktikat përtej Rrugës së Qumështit. I krijuar nga Orbital Views dhe regjisori i filmit Paul Mezier me një ekip shkencëtarësh që shfrytëzojnë të dhënat nga NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane, Overview është një aventurë e saktë dhe poetike për të gjitha moshat. Sa e madhe është galaktika jonë? Sa jemi ne larg prej Diellit? Si është ndjenja e të qenit brenda një mjegulle? Përgjigjet në këto pyetje, mund ti gjeni tani, nga perceptimi juaj. Shumë më shumë se një dokumentar, Overview është një simulim kredhës në kohë reale i testuar me astronautë. Është udhëtimi drejt yjeve që të gjithë e kemi ëndërruar.

Overview
16:00
Lumbardhi Indoor

Gulyabani është një entitet, një vampir, një i huaj. Ajo është shpirti i shqetësuar i një vendi të shkretë dhe të vetmuar. Fethiye Sessiz, një fallxhore e njohur nga Izmiri më 1970 dhe 1980, kujton pjesë nga mbijetesa e saj nga abuzimi, kidnapimet dhe dhuna. Duke rikujtuar ngjarjet e fëmijërisë së saj përmes ditarit dhe letrave të saj për djalin e saj të larguar, Gulyabani rimbledh peizazhet emocionale në periudhën më të dhunshme të post- Republikës Turke, ku kujtesa e të ardhmes dhe fragmentet e të shkuarës vijnë së bashku njëherësh.

Gulyabani

Një natë, shtatë vite më parë, Rafael u kthye në shtëpi pas punës dhe zbuloi që njerëz që nuk i njihte, kishin ardhur ta kërkonin. Ai menjëherë ia mbathi, pa shikuar prapa. Që nga ai moment, jeta e tij ndryshoi, sikur ajo natë të mos kishte mbaruar kurrë. Një mbrëmje, përreth një zjarri të improvizuar pranë një fabrike, ai vendos që t’ia tregojë në mirëbesim udhëtimin e tij një të panjohuri i cili kishte një përvojë të ngjashme, po ashtu të shënjuar nga dhuna, varësia dhe mjerimi. Rrëfimi intim i Rafaelit ndeshet me dëshminë kolektive të një kombi të tërë të shtypur nga varfëria, shtypja policore dhe korrupsioni institucional.

Seven Years in May
Shtëpia e Kulturës

Nora (20 vjeçe), nënë vetushqyese emigrante po kërkon rrugë alternative për të shmangur largimin nga Republika Çeke, pasi azili i saj refuzohet.

Pick a name

Adi, një burrë 35 vjeçar kthehet në shtëpi nga puna. Rrugës për në shtëpi e vëren një aksident dhe ndalon për të ndihmuar. Bateria e telefonit i ka mbaruar kështu që nuk mund të thërras askënd për ndihmë. Ai detyrohet ta marrë çiftin e përfshirë në aksident në veturën e tij për t’i dërguar në spital. Adi e njeh burrin që ka bërë aksident si politikan z. Mere. Rrugës për në spital z. Mere e kupton që vajza e re ka vdekur kështu që ai ia mbath, duke e lënë Adin me vajzën e vdekur në veturë.

On The Road

Pas mesnatës, Lena (37 vjeçe) e frikësuar dhe duke ia mbathur e takon Gentin (11 vjeç) në një nënkalim në qendër të qytetit. Pasi e njohin njëri tjetrin, ata flasin për arsyet pse janë aty. Lena pohon se po e pret burrin e saj për ta marrë, derisa Genti po e pret të atin. Pastaj biseda e tyre kalon te plagët e tyre në kokë. Genti thotë se lëndimi ishte aksident i shkaktuar nga babai i tij, kurse lëndimi i Lenës ishte aksident i shkaktuar nga burri i saj gjatë pushimeve në Venedik.

The Path

Një çift, Besniku dhe Linda jetojnë me nënën e Besnikut Xhevën, e cila është pjesërisht e palëvizshme dhe ka nevojë për asistencë të vazhdueshme. Një ditë atyre u duhet të shkojnë në ministri për të dëshmuar që Xheva është gjallë, përndryshe e humbasin pensionin e saj. Rruga për atje nuk është e lehtë dhe do i ndryshojë jetët e tyre në mënyrë dramatike, ashtu si nuk e kanë imagjinuar kurrë.

Evidence
18:00
20:00
DokuKino Plato

Sham po shoqërohet me një grup vajzash hip të Malmos, por ajo ka një sekret që e fsheh nga shoqja e saj Stella. Ajo nuk ka leje qëndrimi dhe ka një shoqe tjetër që është akoma në Palestinë.

My World in Yours

Një film për patriotizmin, turizmin dhe imigrimin (lokal). Vajza jeton në një vend të hirtë, të izoluar, të rrethuar nga mure të larta. Ajo nuk ka udhëtuar kurrë askund, por tërë jetën e saj ka ëndërruar t’ia mbathë përgjithmonë për një botë të përkryer të quajtur “Jashtë vendit”

Untravel

Shtëpia e re e refugjatëve për fëmijë po diskutohet në një mbledhje të këshillit publik. Dy njerëz që qëndrojnë në anë të kundërta përpiqen që tu dëgjohet zëri. Who Talks ngrit pyetje lidhur me atë se mendimet e kujt kanë rëndësi dhe çka e krijon polarizimin.

Who Talks

Pasi kaluan ditën duke shtënë me armë dhe duke pushuar në liqe me disa miq të bardhë supremacistë, Jeffrey dhe Christa nisen për në shtëpi me djalin e tyre të ri Troy. Duke ndaluar te një dyqan ushqimesh, Jeffrey bëhet nevrik kur Jaydee, një burrë afrikan-amerikan, është i afërt me Troyin, dhe akti i pafajshëm i Jaydees rezulton në gjakderdhje.

Skin
22:00
DokuKino
Kino Kalaja

Maryna dhe Tava punojnë me ndërrime në një fermë qumështi në Gjermaninë Lindore. Në fshat, ato njihen si “dy polaket”. Ato vetë e injorojnë ekzistencën e njëra tjetrës. Kur menaxheri i fermës shkon në një udhëtim zyrtar, Tava nuk shfaqet në punë dhe duket se është zhdukur. Të nesërmen ndodh një takim shqetësues. Maryna zgjohet në kontejnerin e saj duke e kuptuar se nuk është vetëm: Tava është e shtrirë pranë saj, duke fjetur e qepur pas saj. Por gjatë ndërrimit të natës Maryna e fsheh lajmin e kthimit të bashkëkombëses së saj. Kur kthehet në kontejnerin e saj Tava është zhdukur përsëri. Gjurmët e saj humbasin veten në ndonjë sesion pijeje në natyrën përreth.

CONTAINER

Një fshat i presupozuar afrikan, i banuar nga gjermanët. Filmi Burkina Brandenburg Komplex e përshkruan ndërtimin gjeografik që e bënë të përdorshëm imazhin “tonë” kolektiv dhe medial të Afrikës dhe e vë atë në provë përmes pasaktësive. Një gjetje arkeologjike bëhet në një minierë: një Ferrari. Ne e ndjekim Joachimin në shëtitjet e tij të përditshme. Ai dëshiron të realizojë një projekt të përbashkët energjetik. Muzeu i Trashëgimisë Kulturore Prusiane udhëhiqet nga një grua me ngjyrë. Ajo paraqet artefaktet nga kultura konsumuese e Perëndimit me theks të veçantë në produktet gjermane. Joachimi është i përfshirë në prodhimin ritualistik të energjisë në fshat, por përjashtohet kur ceremonia i afrohet finales, duke e flakur veten përfundimisht nga ‘tregimi/historia’.

BURKINA BRANDENBURG KOMPLEX

Romani jeton një jetë vetmitare në një qytet provincial dhe punon si teknik. Për herë të parë pas diplomimit, Liuda, ish shoqja e tij e klasës, kthehet në qytet. Askush nuk ka dëgjuar gjë për të për njëzet vjet, por Romani është i vendosur të mos e humbas më atë.

GRADUATION '97

I filmuar gjatë betejës së Kobanit, ky film shpalos gratë në zemër të luftës kundër ISIS-it. Me qëndrim stoik dhe ndihmën e sulmeve ajrore amerikane, këto gra po e udhëheqin luftën për liri.

MERYEM

Shumë njerëz e kanë ëndërr të shkojnë në safari. Për çiftin e moshës së mesme Linda dhe Troyer, ai kthehet në një aventurë reale të tmerrshme kur lihen në shkretëtirë.

WILDEBEEST
DokuKino Plato

Tridhjetë bujq fillojnë një pelegrinazh kalorësish duke vizituar kufijtë e fushave dhe fshatrave pranë. Lodhje dhe dehje të përziera me ekstazinë fetare – një martesë mes të shenjtës dhe laikes.

Horse Riders

Wild Berries është udhëtimi ndijimor i një djali të vetmuar i zhytur në botën e tij, duke bredhur nëpër livadhe e pyje, duke u nisur tutje drejt të panjohurës në secilin hap. I lënë vetëm në peizazhin rural të shkretuar të Rumanisë, ai luan kukafshehtas në mesin e lulediejve gjigant, bisedon me qyqen, i spiunon derrat, garon me erën, dhe endet nëpër fushat e pafundme. Vëzhgues dhe i durueshëm në kohë, i mërzitur dhe i papeshuar në të tjera, ai pret dhe kërkon diçka që duket se mbetet jashtë qasjes së tij. Ai na shikon prapa neve teksa e ndjekim atë në botën e tij që copëtohet ngadalë, i udhëhequr nga një dëshirë drejt diçkaje brenda nesh që ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë.

Wild Berries

Në këtë vepër doku-fiktive, ‘Ocean Master’ një anije tregtare pa mandat antropomorfizohet, dhe hyn në dialog me disa punëtorë të kantiereve Gadani. Biseda lëviz në mes të ëndrrave dhe dëshirës, vendeve që mund të quhen shtëpi, dhe dhunës së strukturuar të futur në aktin e gjymtimit të një anije në Gadani. Teksa punëtorët kujtojnë shtëpitë dhe familjet që i kanë lënë prapa, ditët e gjata të punës ingranohen në mënyrë të padallueshme në njëra tjetrën, dëshpërimi që bartin ata me vete si pranga ngrihen në ballë, dhe ata janë të detyruar të përballen me realitetet e punës së tyre në të cilën ata ballafaqohen me vdekjen çdo ditë. Si mund të mbijetojnë ata dhe të shikojnë drejt të ardhmes?

All That Perishes at the Edge of Land