Orari Interaktiv

10:30
Lumbardhi Indoor

Një vajzë bie në dashuri me një boksier të cilin nuk mund të shpresojë ta takojë, por zogjtë e letrave do ta ndryshojnë fatin e saj përgjithmonë. Porositë në ajër a do ti bëjnë realitet ëndrrat e saj?

Air Mail

Një film i shkurtër i animuar për fëmijë për miqësinë. Nuk mund ta krijosh me detyrim një miqësi, por një urgjencë mund ta ndërtojë një shoqëri.

Cats and Dogs

Një top Badmintoni ka rënë në skaj të fushës. Një zog i vogël vjen dhe e ngatërron topin me mikun e tij.

Changeover

Derisa nëna e zogut, Paula, largohet për të kërkuar ushqim, djali i saj Peep merr ndihmë të papritur nga një aeroplan prej letre. Bashkë ata nisen për të hulumtuar botën magjike përreth tyre. Por miqësia e tyre së shpejti do të vihet në provë...

Peep and the Paperplane

Sikur edhe çdo natë tjetër, fantazma del për të fanitur e për t’i bërë hije çdo kujt. Sikurse edhe çdo natë tjetër, vajza e vogël duhet të hajë qullin e shëndoshë që asaj nuk i pëlqen. Dhe këtë herë ndodh që vajza dhe fantazma të takohen, dhe vajza vërtetë nuk do që të frikësohet nga fantazma. Prandaj, ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër pos të qeshin për keqkuptimet dhe... bëhen miq.

Ghost Hour

Teksa stinët ndryshojnë, ashtu ndryshojnë edhe fatet e krijesave të pyllit...

Heart of Winter

Hermani jeton në paqe dhe harmoni me arushin e tij brenda një druri të madh të rrethuar me kopsht të bukur. Një natë arrin një vizitor i papritur dhe për Hermanin jo i mirëseardhur. Kur Hermani hedh vizitorin jashtë atje bëhet mot i stuhishëm dhe ai e kupton që duhet të dalë në një mision shpëtimi. Ne ndjekim udhëtimin e Hermanit nëpër mjegullën e dendur para se në fund ta kuptojë se zemra mund të pranojë shumë dhe mjegulla pastrohet.

Hermans Heart
12:00
Shtëpia e Kulturës

Një grup të rinjsh nga Kigali takohen te shtëpia e shokut të tyre të vdekur për ngjallje. Edhe pse ka vdekur në moshë të re, ai ka jetuar një jetë vetmitare në një shoqëri konformiste. Ata kalojnë natën në kujtim të tij dhe trashëgimisë së tij krijuese, duke reflektuar për shtigjet e tyre të jetës.

I Got My Things And Left

Pasi një vajzë e re bëhet përgjegjëse për goditje dhe ikje, gjëra të çuditshme dhe drithëruese fillojnë të ndodhin...Një triller i vogël për njerëzit që jo gjithmonë janë më të mirët për të marrë vendime.

Good Intentions

Phnom Penh natën. Tre valltarë të rinj hip-hopi vozisin një motoçikletë të vetme dhe ndalojnë në një rrugë të baltosur shkretëtire. Nick i lë të tjerët duke kërkuar një iPhone që ka dëgjuar se është humbur në këtë zonë. Piseth dhe Thy diskutojnë për shpresat dhe dyshimet e tyre, dhe Piseth i tregon lëvizjet e tija më të mira si Michael Jackson. Ata takojnë Leakhena, një shitëse e re rrugësh karroca e së cilës është e mbushur me ngjyra.

New Land Broken Road

21 maj 2017, Mapusa-Goa, Indi Një natë e zakonshme fillon të kthehet në një tepër dramatike për Ketanin, një imigrant nga Maharashtra, kur një sulm anonim në veturën e tij merr vëmendje të tepruar në lagjen konformiste të Goas. Ftohtësia e frikshme troket kur i tërë lokaliteti e thërrasin Ketanin e ai ka ngecur me dashnoren e tij në dhomën e tij të vogël me qera derisa gruaja e tij shtatzënë ka shkuar në shtëpinë e prindërve.

A Cold Summer Night
Kino Klub

Portreti i jetës brenda një strehe të quajtur Shtëpia e Studentit, ku djem të ri pa burime arrijnë nga qendra dhe jugu i Meksikës, duke u larguar nga qytetet e tyre për të vazhduar studimet e tyre në Universitetin Publik të Morelias. Nga një perspektivë intime, ai reflekton atmosferën dhe mënyrën në të cilën banorët bashkëjetojnë dhe adaptohen në të, si dhe rutinën e këtyre njerëzve që e gjejnë shtëpinë në këtë strehë.

Inner

Harley Prosper ishte emëruar të jetë mjeku i komunitetit, një fshat Kri në rrafshinën e Kanadasë qendrore. Kur u rrit, Harley refuzoi përgjegjësinë e tij dhe ia mbathi në Vankuver për të pirë deri në vdekje. I mbyllur në një azil për sëmundje të pashërueshme, filmi ndjek ritualin ditor të një burri që dëshiron të vazhdojë të refuzojë misionin e tij të shenjtë deri në momentin e fundit.

The Still Life of Harley Prosper
14:00
Shtëpia e Kulturës

Maryna dhe Tava punojnë me ndërrime në një fermë qumështi në Gjermaninë Lindore. Në fshat, ato njihen si “dy polaket”. Ato vetë e injorojnë ekzistencën e njëra tjetrës. Kur menaxheri i fermës shkon në një udhëtim zyrtar, Tava nuk shfaqet në punë dhe duket se është zhdukur. Të nesërmen ndodh një takim shqetësues. Maryna zgjohet në kontejnerin e saj duke e kuptuar se nuk është vetëm: Tava është e shtrirë pranë saj, duke fjetur e qepur pas saj. Por gjatë ndërrimit të natës Maryna e fsheh lajmin e kthimit të bashkëkombëses së saj. Kur kthehet në kontejnerin e saj Tava është zhdukur përsëri. Gjurmët e saj humbasin veten në ndonjë sesion pijeje në natyrën përreth.

CONTAINER

Një fshat i presupozuar afrikan, i banuar nga gjermanët. Filmi Burkina Brandenburg Komplex e përshkruan ndërtimin gjeografik që e bënë të përdorshëm imazhin “tonë” kolektiv dhe medial të Afrikës dhe e vë atë në provë përmes pasaktësive. Një gjetje arkeologjike bëhet në një minierë: një Ferrari. Ne e ndjekim Joachimin në shëtitjet e tij të përditshme. Ai dëshiron të realizojë një projekt të përbashkët energjetik. Muzeu i Trashëgimisë Kulturore Prusiane udhëhiqet nga një grua me ngjyrë. Ajo paraqet artefaktet nga kultura konsumuese e Perëndimit me theks të veçantë në produktet gjermane. Joachimi është i përfshirë në prodhimin ritualistik të energjisë në fshat, por përjashtohet kur ceremonia i afrohet finales, duke e flakur veten përfundimisht nga ‘tregimi/historia’.

BURKINA BRANDENBURG KOMPLEX

Romani jeton një jetë vetmitare në një qytet provincial dhe punon si teknik. Për herë të parë pas diplomimit, Liuda, ish shoqja e tij e klasës, kthehet në qytet. Askush nuk ka dëgjuar gjë për të për njëzet vjet, por Romani është i vendosur të mos e humbas më atë.

GRADUATION '97

I filmuar gjatë betejës së Kobanit, ky film shpalos gratë në zemër të luftës kundër ISIS-it. Me qëndrim stoik dhe ndihmën e sulmeve ajrore amerikane, këto gra po e udhëheqin luftën për liri.

MERYEM

Shumë njerëz e kanë ëndërr të shkojnë në safari. Për çiftin e moshës së mesme Linda dhe Troyer, ai kthehet në një aventurë reale të tmerrshme kur lihen në shkretëtirë.

WILDEBEEST
Kino Klub

Një dokumentar i shkurtër/montazh me më se 125 momente nga dokumentarë të shquar të 100 viteve të shkuara duke përfshirë Roger and Me, Best Boy, The War Room, Don't Look Back, The Act of Killing, Burden of Dreams, The Thin Blue Line, Woodstock, I Am Not Your Negro, Grey Gardens dhe shumë të tjerë nga Nanook për BRG me shënime të shkurtra nga regjisorë të shquar si Barbara Kopple, Ken Burns, Michael Moore, Ava DuVernay, Frederick Wiseman, Werner Herzog e të tjerë.

Moments Of Truth

SACHEEN është një dokumentar i shkurtër që i ofron Sacheen Littlefeather, e moshuara 71 vjeçare nga White Mountain Apache dhe Yaqui, aktore, aktiviste, valltare, edukatore dhe shkrimtare që jeton në Kaliforninë Veriore, mundësinë që me fjalët e veta ta ndajë historinë e vetë, e cila ka pritur 45 vjet për tu treguar. Teksa i vizitojmë sërish momentet më të paharrueshme dhe kontroverse në historinë e Shpërblimeve të Akademisë së Filmit, zërit të Sacheen në fund do t’i bashkohen zërat e grave të guximshme sot, të cilat janë të vendosura që zëri i tyre të dëgjohet anembanë botës.

SACHEEN, Breaking The Silence

Duke kombinuar incizime të papara me baza origjinale nga ajo epokë, “Syncopated Ragtime” tregon historinë e udhëtimit jetësor të paparë të Noble Sissle që përfshinë “The Harlem Hellfighters” e Luftës së Parë Botërore, Teatrin Broduej, lëvizjen për të Drejtat Civile, dhe dekadat e prodhimit kulturor të personave me ngjyrë.

Noble Sissle's Syncopated Ragtime
15:00
GjirafaVideo VR Cinema

Me “O-në” me famë botërore të Cirque du Soleil në Bellagio në rolin kryesor, Dreams of “O” kap një tablo sureale dhe amfibe të personazheve tekanjoze ndryshe nga çdo tjetër. Për këtë bashkëpunim në mes të Samsung Gear VR, Felix & Paul Studios dhe Cirque du Soleil, një kamerë VR nënujore me shpejtësi të lartë ishte ndërtuar nga grumbullimet nga ana e stuios filmike, për të qenë në gjendje që të kapen koreografitë komplekse dhe të ndërlikuara të ujit të paraqitura në këtë përvojë – është kamera e parë e llojit të saj brenda mediumit të realitetit virtual. Shtrëngohuni për një udhëtim të lehtë dhe fantastik vizual që ju ngrit në ajër me zhytje të guximshme, dhe nën ujë për sekuenca magjepsëse ujore.

Dreams of 'O'

Një pemë misterioze ruan një pyll teksa njerëzit i përshkojnë shtigjet e tij, duke planifikuar zona ndërtimore dhe duke kërkuar një person të humbur. Teksa civilizimi shpaloset me ngadalë, dalin dinamika të reja të qeta. Floodplain vendoset kundër një krize mjedisore të krijuar nga njeriu dhe eksploron marrëdhëniet tona me njëri tjetrin në fund të natyrës. Nëse nuk mund të jemi më ata që ishim, a mund të bëhemi vërtetë diçka e re? A mund të jemi pyll, apo gur; a mund të jemi një mori organizmash; a mund të jemi asgjë? A mund të jemi diçka që nuk e dimë akoma se mund të jemi?

Floodplain

Një person i cili do të tregojë një histori për të qenit i zënë kurth në një kuti këpucësh. Dhe që në momentin tjetër ai bëhet protagonist në tregimin e tij të pa treguar ndonjëherë. Edhe më keq, ai kërcënohet nga vetja e vet mesatare e cili vjen për të marrë jetën e tij. Me Heroes of Night and Tragic, grupi kroat teatral eksperimental Ateatar vërteton se nuk ju duhet kamerë 360 për të xhiruar video 360, dhe e hap shtegun për kreativitetin e pakufizuar të VR.

Heroes Of Night and Tragic

Kinoscope është një përvojë VR që i zhyt shikuesit në një univers plot jetë e plotë ngjyra për të zbuluar historinë e kinemasë i drejtuar nga zëri i legjendës së Hollivudit Dean Tavoularis, dizajnerit të produksionit filmik puna e të cilit është shfaqur në arka të hiteve të shumta si filmat The Godfather, Apocalypse Noë, The Brink’s Job, One from the Heart dhe Bonnie and Clyde.

Kinoscope

Overview është një përvojë narrative 30 minutëshe për objektet e kozmosit, nga planetët e Sistemit tonë Diellor deri të galaktikat përtej Rrugës së Qumështit. I krijuar nga Orbital Views dhe regjisori i filmit Paul Mezier me një ekip shkencëtarësh që shfrytëzojnë të dhënat nga NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane, Overview është një aventurë e saktë dhe poetike për të gjitha moshat. Sa e madhe është galaktika jonë? Sa jemi ne larg prej Diellit? Si është ndjenja e të qenit brenda një mjegulle? Përgjigjet në këto pyetje, mund ti gjeni tani, nga perceptimi juaj. Shumë më shumë se një dokumentar, Overview është një simulim kredhës në kohë reale i testuar me astronautë. Është udhëtimi drejt yjeve që të gjithë e kemi ëndërruar.

Overview
16:00
Shtëpia e Kulturës

“Një monument për masakrën studentore Tlatelolco të vitit 1968 në Meksiko Siti, dhjetë ditë para Lojërave Olimpike. Qindra studentë ishin zhdukur. Një traditë e panatyrshme – një shuarje fizike e tërësishme e studentëve që organizoheshin për ndryshime progresive – u hodh në lëvizje. Filmi është gati i pafjalë. Në vend të fjalëve, ligji i dhunës kundër vetë imazheve, në një lëkundje drejt estetikës së barabartë. I prodhuar në bashkëpunim me UNAM Filmoteca dhe Catedra Bergman UNAM”.

A Brief History of the Obliteration of Hope

Një lidhje ndër-gjeneratash e tre filmbërëseve që kërkojnë mundësi alternative të strukturave në pushtet pjesë e të cilave janë në mënyrë të pandarë. Secila grua zgjat horizontin e saj te një subjekt jashtë të cilit është. Vever u rrit jashtë projekteve filmike të braktisura të Maya Deren dhe Barbara Hammer. I xhiruar në pikën më të largët të një udhëtimi me motoçikletë që Hammer ka bërë në Guatemala më 1975, dhe gërshetuar me reflektimet e dështimit, takimit dhe nisjes së Derenit në Haitin e viteve 1950.

Vever (For Barbara)

A mund tu besojmë syve tanë? Filmat e shkurtër të Johann Lurfit shpesh eksplorojnë territorin enigmatik në mes të reales dhe të perceptuarës, duke sfiduar ndjenjat tona për të kuptuar vegime dhe tinguj të marra nga mjedisi përreth nesh me mjete të buta, të bukura të efekteve trompe l´oeil. Cavalcade i cili verbon njëjtë si në 2D si në 3D, për herë të parë e sheh atë tek bënë një intervenim të drejtpërdrejt në hapësirën psikologjike.

Cavalcade

Filmi i lavdishëm 35mm i Ben Rivers rreth një slothi (gjitari përtac) në veprim është një punë çuditërisht qesharake dhe e pazakonshme, që bën koha të kalojë shpejtë.

Now, At Last!
18:00
Kino Klub

Filmi i Sandra Lahires përdor një kombinim të veprimit të gjallë dhe punës në tribunë për të komunikuar përvojën e anoreksisë dhe për të analizuar shkaqet kulturore të gjendjes. Motivet e kafazeve, të shtyllave dhe linjave hekurudhore të rishfaqura vazhdimisht përsërisin ndjenjën e të zënit në kurth përgjatë filmit.

Arrows

Duke përdorur një varg kaleidoskopik të teknikave eksperimentale, ky film eksploron minierën e uraniumit në Kanada dhe efektet e saj shkatërruese si në ambient ashtu edhe në gratë që punojnë në miniera. Një bollëk pamjesh që variojnë nga gra në punë deri te paraqitjet rrëqethëse të trupave kancerogjen shoqërohen me tinguj shkurajues industrial dhe informata të hapura nga disa prej grave.

Uranium Hex

“Night Dances, është për nënën time, e cila vdiq derisa po më ndihmonte mua ta bëj këtë mjuzikël pianoje. Vallëzimi i Vdekjes është i lidhur me jetën – Lechaim – teksa rrotullohemi bashkë nga gurët e varreve hebreje. Një grua ëndërrimtare transportohet nëpër qytetin tonë të shkatërruar. Kjo është epoka e Kompjuterit Personal – Katakombi Privat për elitën e ndezur. Korridoret e saj të errëta janë për të pastrehët që bredhin ... mbijetuesit e vërtetë.” – S.L.

Night Dances

Një eksplorim i koncepteve të hapësirës, kohës dhe formës i regjisores avangard Maya Deren, përmes vizitave dhe projeksioneve të filmuara në shtëpitë e saj në Los Anxhelos dhe Nju Jork nga Barbara Hammer. Projeksionet e dritës në hapësirat intime të Derenit evokojnë të shkuarën, duke ofruar të drejtë hyrje në hapësirat e restauruara. ato që kanë frymëzuar vetë punën e Hammerit. Koha dhe hapësira përmbysen teksa lokacionet filmike të viteve ’40 ri-imagjinohen në të tashmen. Zërat nga e shkuara që flasin nga pragu i derës, dritaret dhe kornizat e fotografive përfshijnë pranitë e shtëpive të asaj kohe në Los Anxhelos dhe Nju Jork, burri i tretë i Deren, Teiji Ito, artistja Catrolee Schneemann, regjisori Ross Lipmann, e të tjerë.

Maya Deren’s Sink

Një film bashkëpunues 16 mm për mentorimin dhe përcjelljen e traditës së filmbërjes eksperimentale personale. Barbara Hammer, 70 vjeçare, ia dorëzon kamerën Gina Carduccit, një filmbërëse e re e veçantë. Duke xhiruar gjatë ditëve të fundit të parkut të argëtimit Astroland të Coney Island në Nju Jork, regjisoret llogarisin se fakt i paevitueshëm i jehonave të vjetra në arkitekturën e parkut të moshës së hapësirës e ka tematizuar parkun si dhe emulsionin e vetë mediumit të filmit. I frymëzuar nga filmi Bridges Go Round i Shirley Clarke, të dy regjisoret montuan pamjet dhe tingullin në mënyrë të ndarë, duke i bashkuar filmat e tyre në mes kur mbaruan, duke krijuar një eksperiment të vërtetë gjeneratash.

Generations
20:00
DokuKino Plato

Një grua kurde dënohet me burg shtëpiak me një byzylyk elektronik. Akuza: mbështetja e aktiviteteve terroriste. Tani një kufi i padukshëm e rrethon kopshtin e saj në një fshat turk, të cilin ajo e kalon vazhdimisht. Djali i saj më i madh është i ndarë në mes të bindjes dhe rebelimit. Sa larg do të shkojë që ta mbrojë atë?

Are you listening mother?

Ayman, refugjat sirian në Liban, që mëson gruan e vet si ta ngasë makinën, e vetmja gjë që i ka mbetur nga vendi i tij. Mësimi merr kthesën e gabuar në çmenduri dhe nostalgji.

Aziza

Një punëtor i ri mbështetet në një veturë të parkuar. Dy studentë ndërkombëtar shikojnë një grup fëmijësh tek krijojnë një bombë. Dhe një burrë përpiqet të derdh një grumbull mbeturinash skaj rrugës. Three Stories Inside A Rental Van paraqet tri skica, secila e vendosur brenda të njëjtin fugon me qera, dhe secila eksploron moralin e personazheve të ndryshme që e marrin atë.

Three Stories Inside a Rental Van

Në Rivierë, një ndërtesë banesore private, koha e dremitjes. Ngrohja është e tmerrshme, por z. Osganzi dhe znj Carmen, besnik të zakoneve të tyre, po bëjnë banjë dielli pranë pishinës. Në dhomën e tij të ndejës nën hije, zotëri Henriet përpiqet të argëtohet duke shikuar fqinjët e tij, dhe çfarëdo shenje jete jashtë. Me sa duket, gjithçka është qetë...

Riviera

Për tërë jetën e tij, Kalervo ka qenë i keq në mbrojtjen e vetes, derisa Annukka – një grua që e do atë – i jep Kalervos një dhuratë që ndryshon gjithçka. Sikurse shumica e veprave të mëparshme të Nikkit, All Inclusive mund të interpretohet në shumë mënyra, por përfundimisht ka të bëjë me pushtetin, dashurinë dhe ndryshimin. Nëse do mund të ndryshonit pak vajtime nga jeta juaj, sa larg do kishit vullnet të shkonit?

All Inclusive
Solar Cinema

Një film i shkurtër i animuar për fëmijë për miqësinë. Nuk mund ta krijosh me detyrim një miqësi, por një urgjencë mund ta ndërtojë një shoqëri.

Cats and Dogs

Në kërkim të një vendi për tu vendosur, tre shokët I kaltri, I verdhi, dhe I gjelbri e kuptojnë se miqësia e tyre po shkatërrohet nga lakmia dhe gara pa tru. Vetëm kur I kaltri dhe I verdhi kanë shkatërruar të gjitha burimet natyrore përreth e zbulojnë se I gjelbri i ka gjetur vlerat e vërteta në jetë në një majë mali, në harmoni modeste me natyrën dhe i rrethuar nga familja dhe dashuria.

Three Fools

Shumë kohë më parë njerëzit u larguan nga planeti Tokë. Lobo mbeti vetëm. Lobo është një robot gazmor i cili i do kafshët dhe bimët. Ëndrra më e madhe e Lobos është të jetojë në një pyll të lulëzuar me shokun e tij më të mirë Banjon, i cili është një qen robot kureshtar. Bashkë, ata ndihmojnë në mbjelljen e drunjve dhe shpëtimin e kafshëve në nevojë. Një ditë ata takojnë një balenë të ngecur në cekëtinën e plazhit. Për ta shpëtuar balenën Lobo duhet ta tejkalojë frikën e tij nga uji, por nuk është lehtë posaçërisht kur një pikë e vetme uji mund ta bëjë atë të ndryshket.

Robot and the Whale

Shumë njerëz e kanë ëndërr të shkojnë në safari. Për çiftin e moshës së mesme Linda dhe Troyer, ai kthehet në një aventurë reale të tmerrshme kur lihen në shkretëtirë.

WILDEBEEST

Në rrojtoren e tij, Bashkimi kallajit me flokë e zemra. AI ndanë filozofinë e jetës me klientët e tij, të cilët i trajton si mysafirë dhe shpalos projektin e tij të radhës: xhirimi i një filmi. Si regjisor dhe protagonist ai ndërrohet nga të qenit një figurë margjinale në të pasurit rol kryesor në një eksplorim estetik të koncepteve të mëdha në jetë.

Bashkimi United
22:00
DokuKino Plato

Alexis ka një sëmundje vdekje prurëse. Ajo kalon kohën e saj në hapësirën e drunjtë të Skocisë veriore ku kujdeset për dhjetëra të tjerë të cilët janë po ashtu të sëmurë, të plagosur ose po vdesin. Disa kanë kancer në fazën e fundit, disa gati sa nuk ishin vrarë për shkak të paaftësive të tyre, disa janë shpëtuar nga thertoret. Alexis ofron kujdes paliativ për kafshët. Crannog ndjek Alexis teksa pa pushim përpiqet të ushqej një dele të lënë pas dore për ta kthyer në jetë. Një reflektim i qetë mbi mirësinë pa marrë parasysh vdekjen, filmi eksploron në mënyrë intime brishtësinë dhe forcën që vijnë nga dedikimi i jetës suaj për tu kujdes ndaj të tjerëve.

Crannog

Shumë qytete apo shtete kanë shqetësime të ndryshme. Ato janë vende siç mund të ishte Portugalia, aq e zhytur në vuajtje të dhimbshme të së shkuarës, dhe ku secili tension i së tashmes është vetëm maja e një ajsbergu që shpjegohet në tërheqje të njëpasnjëshme që mund të shkojnë të paktën deri në origjinën e specieve. Kjo ndjenjë e përbashkët për shumë gjerësi shpesh prezantohet si diagnozë, një mohim i së tashmes së dhimbshme siç i kundërvihet dëshirës për t’iu kthyer një të shkuare të lavdishme.

Past Perfect

Amerika eksploron ndërprerjet e racës, historisë dhe rrëfimin vizual përmes një serie të 12 filmave pa zë, bardh e zi, 35 mm që do të ekspozohen në mënyrë kronologjike duke filluar nga 1915 deri në 1926. Amerika është inspiruar nga zbulimi i fundit i MoMA i incizimeve më të hershme të mbijetuara për një film të metrazhit të gjatë Lime Kiln Club Field Day, i krijuar nga një kastë dhe ekip ndër-racor për një audiencë me ngjyrë. Në çerekun e parë të shekulli XX, 100 vite më parë, njerëzit me ngjyrë dhe njerëzit e bardhë bënin filma bashkë me kastë me ngjyrë dhe rrëfime gëzimi. Shumica e këtyre filmave ishin humbur apo shkatërruar. Secili nga 12 filmat tanë përfaqëson një vit dhe disa gjëra zakonisht të jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

America