04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

Dokunights

Jemi të gëzuar të shpalosim programin e plotë të DokuNights, duke ndarë me ju emrat e artistëve që do të performojnë në edicionin XVI kushtuar së ardhmes.

Nëntë natë të DokuNights mbulojnë një selektim të kujdesshëm, i cili thërret për varietet në shije, alternativë në qëndrim dhe sasinë e duhur të rrebelimit rinor që e ardhmja e pret.

Festivali hapet më 4 gusht, me label NESËR dhe yjet Buta, Ledri Vula dhe Gamblemania me bend për një fillim elektrik. Duke vazhduar bashkëpunimin me Drug§tore, do të kthehemi në industrial të errët me performancën live të Sleeparchive dhe Dj set të Regen dhe Andreas HZ, ashtu si e meriton e shtunja. Koncerti live i ANDRRA do t’i jep jetë skenës tonë Andrra për një të diele andrruese.

Jemi krenarë që përsëri jemi në gjendje të sjellim disa prej projekteve dhe formacioneve muzikore më emocionuese të Kosovës që debutojnë në skenën tonë të madhe, duke i dhënë një identitet versionit më të ndritshëm të së ardhmes së vendit. Kolektivi nga Prishtina CROWN & the ZBDs do të sjellin hip-hop/rapcore dhe tekstet e fuqishme të 24-vjecarit Crown. Ndërsa duo e sapo-formuar RRETH, do të lansojnë albumin e ri që kombinon influenca që sillen rreth Kosovës të inspiruara nga Debussy piano dhe techno modern, me mix të vokaleve ezoterike.

Bernays Propaganda vijnë prap në DokuFest sepse neve na pëlqen tepër newwave post-punku i tyne me vokal të këndshëm dhe tekstet e tyre anarkiste. Koncerti to të përcjellet me bendin pun-elektronik lokal, Elektorati Intelektual, të cilët do të performojnë materialet e reja për herë të parë.

Një event për të cilin jemi veçanërisht krenarë është party me dy artistët legjendar nordik të muzikës elektronike, Marcus Henriksson aka Minilogue dhe Samuli Kemppi, të cilët do të sjellin një miks të muzikës autentike elektronike. Artistët lokal Panda dhe Moodular do të hapin natën, për një akses të plotë në kozmos.

Kolektivi Angry Youth prap do të sjellë më të mirën në skenën në rritje të muzikës grime, duke qenë nikoqir të një nate me më të mirën që Anglia e ofron, Mez & Grandmixxer, dhe me warm prej artistëve të vetë kolektivit.

Vikendi i dytë i festivalit do të zhytet në elektronikë, duke festuar përvjetorin e njërës nga shtëpive diskografike më të mira në botë, Ilian Tape, me performancë nga themeluesit Zenker Brothers dhe Andrea (live).

Për të festuar kalanë e renuvuar të qytetit, kemi bashkuar forcat me CHwB Kosova dhe do të jemi nikoqirë të dy koncerteve magjike në perëndim të diellit. Në mbrëmjen e 5 gushtit, kori Iso-polifonik do të sjellë barën emocionale ndërshekullore të manifestuar me fuqinë e zërit njerëzor dhe improvizimet gjeniale të Robert Bishës, njërit nga kompozitorët më të talentuar që do të shihni ndonjëherë. Më 11 gusht, shokët tonë dhe udhëtarët Vincent Moon dhe Priscilla Telmon do të krijojnë një formë të re të trans-kinemasë, që do të përfshijë materialet filmike nga rituali vendas Sufi, filmat e tyre etnografik dhe këndimin magjik të Agona Shportës. Sigurojuni të pëcjellni edhe eventet tjera të bukura që Vincent dhe Priscilla kanë planifikuar për ne.

Nata e mbylljes në Lumbardhin tonë të dashur do të shënohet me performancën e Kaira Keila – kolektivit afro-beat të përbërë me pjesëtarë nga e gjithë bota, sepse neve na pëlqejnë lamtumirat e gëzuara dhe të ndritshme.

Detajet e programit të plotë i gjeni më poshtë. Është trajtim për shpirtat tuaj edhe tonë.

 

SKENA ANDRRA

4 gusht, e premte
E ARDHMJA TAKOHET ME TË NESËRMEN w/ BUTA  x LEDRI VULA x GAMBLEMANIA me Bend
Fillojmë me talentin më të ri të zhanrit trap në Kosovë BUTA, E ARDHMJA e të cilit shumë premtuese, artistin e labelit te tij dhe veteranin e hip-hopit LEDRI VULA dhe të dashurin GAMBLEMANIA me bend. Kjo po tingllon si një fillim premtues sipas neve.

5 gusht, e shtunë
DRUG§TORE w/ SLEEPARCHIVE (LIVE) x ANDREAS HZ REGEN
Drugstore Beograd përsëri do e zbardhë ditën në DokuNights; me një line-up super emocionues të një performance live me Sleeparchive dhe me sets nga Regen dhe Andreas HZ. Kjo natë do të ofrojë disa hutime, pak kompromis dhe jo shumë gjumë.

6 gusht, e diel
ANDRRA
Koncepti live i ANDRRA-s – bashkëpunimi mes artistes kosovare Fatime Kosumi me anëtarët e bendit APPARAT nga Berlini, do të performojnë në skenën tonë (a thu ku?) në ANDRRA! Një andërr brenda një andrre brenda një andrre brenda një andrre.
RRETH
Një projekt muzikor dhe album i krijuar nga Vali Kuqi dhe Genc Elezaj që krijon një simbiozë unike të tingujve organikë dhe elektronikë. Ata do ta promovojnë albumin e tyre debutues në DokuNights, duke reflektuar në kujtimet njerëzore të së kaluarës, të tashmes dhe të së ardhmes nga ndjesia nostalgjike që transmetohet përmes sekuencave ambient.

7 gusht, e hënë
BERNAYS PROPAGANDA ELEKTORATI INTELEKRUAL
Një grup jashtëzakonisht politik që na sjell rrahje të forta të daulleve të shoqëruara me linja të trasha dhe të buta basesh, mbi të cilat vendosen shtresa të akordave të kitarës dhe të kitarës të prishur, dhe mbi të gjitha, një zë femëror unik, i fortë që bërtet tekstet anarkiste. Nuk ka nevojë për më shumë spjegime. Bendi lokal Post Punk/Punk/Electonica, Elektorati Intelektual, do të hapë koncertin me materiale të reja nga albumi i tyre i dytë “I can’t handle people anymore”.

8 gusht, e martë
CROWN & the ZBDs
Bend për të cilin duhet të jemi të vëmendshëm këtë vit përderisa dhe që debutojnë skenën tonë të madhe – një kolektiv hip hop/rapcore nga Prishtina që ushqehet nga tekstet e fuqishme të 24-vjecarit Crown.
Dj GOCE
Dj që performon strikt në pllaka vinyl, DJ Goce bashkon Hip-Hop-in me muzika të ndryshme që e kanë frymëzuar gjatë viteve – Old School, Funk, Soul, R’n’B, Neo Soul, Electro (atë të B-Boy), Reggae, Original Breaks.

9 gusht, e mërkurë
MARCUS HENRIKSSON aka MINILOGUE x SAMULI KEMPPI x PANDA x MOODULAR
Një ngjarje me dy figura kryesore të muzikës elektronike nga Suedia dhe Finlanda. Marcus HerikssonakaMinilogue do të sjell muzikë autentike elektronike të lidhur me natyrën, pa kufij ose kufizime, ndërsa shoku i tij nordik Samuli Kemppi do të na japë një përzierje të freskët të kohëve të kaluara dhe ditëve që do të vijnë. Artistët vendas Panda dhe Moodular do ta hapin natën me performanca të hypnotych techno, të nxjerra nga themeli i tyre psikodelik.

10 gusht, e enjte
ANGRY YOUTH w/ MEZ x GRANDMIXXER  x ZGJIM x GREYWAN
Këtë vit kemi ftuar dy figura seminale nga skena në rritje e grime në Angli, Mez & Grandmixxer. Padyshim një nga MC-të më interesant të grime, Mez, ka gjetur shtëpinë në label të veteranit të grime D Double E, Bluku Music. I lidhur me një nga kolektivët dhe lëvizjet më të freskët në këtë moment, gjegjësisht Boxed dhe Ruff Sound i Novelist, tingulli i hatashëm Grandmixxer shpon gjon dhe thellë në dancefloor. Mbështetja lokale nga Zgjim dhe Greywan (Angry Youth). 

11 gusht, e premte
ILIAN TAPE SHOWCASE w/ ZENKER BROTHERS x ANDREA (live) x LEO LUMEZI
Një prezantin i shtëpisë diskografike të shquar Ilian Tape të Mynihut, që renditet në top 20shen e labels të botës nga Resident Advisor. Një rave me themeluesit e label Zenker Brothers dhe anëtarin e shquar Andrea (live), për të festuar përvjetorin e labelit të tyre. Hero lokal Leo Lumzi do të rikthehet të hapë natën me technon e tij emocionale.

12 gusht, e shtunë në LUMBARDH
KAIRA KELA
Kolektiv afro-beat nga Zagrebi me anëtarë nga Senegali, Izraeli, Kroacia dhe Kosova. Kombinimi i groove Afrikane me meloditë në gjuhën Mandinka, ata garantojnë daljen e diellit, shiut dhe rrezeve.

KALAJA

5 gusht, e shtune – 20:00
ROBERT BISHA & ALBANIAN ISO-POLYPHONIC CHOIR
Kalaja jonë mesjetare do jetë shtëpi e koncertit magjik të kompozitorit të talentuar Robert Bisha dhe projektit të tij bashkëpunues me Korin Iso-Polifonik Shqiptar.

11 gusht, e premte – 20:00
Live Cinema Creation w / VINCENT MOON x PRISCILLA TELMON and AGONA SHPORTA
Një krijim që përfshin pamje nga rituali i shenjtë vendas Sufi, filmat etnografikë të muzikës së Moon dhe Telmon dhe këndimin magjik të Agona Shporta-s tonë.

JOIN FACEBOOK EVENT