07.08.2013

    EKSPOZITA ONE GOAL E PEP BONET HAP DOKUPHOTO

    Pep Bonet

    DokuPhoto, element i fotografisë së DokuFest, mbush 10 vite këtë edicion. Për të shënuar përvjetorin DokuFest sivjet po organizon ekspozitën me fotografin e njohur spanjoll Pep Bonet, të quajtur ONE GOAL (Një qëllim). Ekspozita do të hapet të premten, më 16 gusht në Muzeun e Hamamit në Prizren dhe do të qëndroj e hapur deri më 25 gusht.

    Bonet poashtu do ta udhëheq punëtorinë DokuPhoho e cila po organizohet në këtë edicion të festivalit. Punëtoria do të sjell 12 fotografë profesionistë dokumentar të cilët do të punojnë në krijim e një storie vizuele për Kosovën.

    Ekspozita One Goal – (Një qëllim) ka për temë ekipin  e futbollit e të amputuarve në Sierra Leone, të cilët janë një trashëgimi e ashpër nga lufta civile e viteve 1991-2001. Një nga askpektet më brutale të konfliktit ishte përdorimi i amputimit si një armë e frikës, nga të dy fraksionet. Shumë nga viktimat ishin të rinjë të pafajshëm, të cilët janë targetuar për ti parandaluar të luftojnë në anën tjetër. Në kampin për të amputuar Murray Town në Freetown, shtëpi e mbi 2,000 njerëzve të gjymtuar gjatë luftës, një grup i këtyre të rinjëve janë bashkuar për të formuar Klubin e Sportit të Amputuarve Single Leg (Single Leg Amputee Sports Club -SLASC). Përmes futbollit, të rinjtë kanë rikthyer krenarinë dhe vetbesimin. Qëllimi i tyre është të luajnë kundër ekipeve ndërkombëtare dhe të fitojnë jetesën nga sporti. Pep Bonet e vazhdoj projektin e tij afatgjatë mbi ekipin në gusht të vitit 2007 duke i fotografuar lojtarër dhe jetën e tyre.

    Pep Bonet është një fotograf fitues i shumë çmimeve i cili ka udhëtuar për të kapur momente të cilat tregojnë botën e çekuilibruar në të cilën jetojmë.  Puna e Bonet është shpërblyer me shumë çmime. Mes tyre bëjnë pjesë World Press Photo Joop Swart Masterclass me punën e tij “Faith in Chaos” në vitin 2002; Fotografi i vitit në Kodak Young Photographer në vitin 2003 në festivalin Visa pour l`image; nominimi për Luchetta Foundation in Trieste për fotoreporterin më të mirë në vitin 2004; Grantin e W. Eugene Smith Humanistic në fotografi në vitin 2005; vendin e dytë në World Press Photo në kategorinë e sportit në vitin 2007; vendin e dytë në World Press Photo me punën e tij “Forced Identity” në vitin 2009; dhe vendin e parë në çmimin World Press Photo – Online Short me punën e tij “Into the Shadows” në vitin 2013. Bonet është një nga themeluesit e agjencisë së fotografisë Noor. Ai shpesh ligjeron në punëtori të ndryshme për fotografi.

    Event Facebook